Qipriotët në hall, nuk dinë kush është Laçi

Jun 23, 2018 | 15:00
SHPËRNDAJE

Laçi ka qenë i pafat nga shorti i hedhur më 20 qershor, pasi aventura në Ligën e Europës nis me qipriotët e Anorthis Famagusta. Ndeshja e parë luhet më 12 korrik në Qipro dhe pas një jave luhet ndeshja e kthimit në stadiumin e Laçit. Momentalisht, kurbinasit ndihen më të dobët sesa në përfundim të sezonit të shkuar, pasi të shumta kanë qenë largimet nga radhët e baradhezinjve.

laci

Për Europën, laçianët kanë afruar trajnerin Besnik Prenga, mesfushorin kroat Nikola Eller, si dhe kanë huazuar mbrojtësin e Tiranës, Erjon Hoxhallari. Laçi mbetet jo i plotë për momentin, kryesisht në qendër të mbrojtjes dhe në sulm. Por, drejtuesit do punojnë që nga fillimi i korrikut, koha kur përpilohet lista e federimeve, ta gjejnë të kompletuar skuadrën dhe trajneri Prenga të ketë më shumë alternativa në dispozicion.

Kjo situatë e paqartë e kurbinasve ka pështjelluar ambientin te kundërshtari qipriot, pasi ata nuk dinë se ku të marrin informacion për Laçin. Ndaj, duke mos pasur njohuri se kush është kundërshtari që do të presin më 12 korrik në Qipro, ka bërë që drejtuesit e Anorthosit të përjetojnë një situatë konfuze.

27658124_1971725392854742_2607378215652532173_n

Deri më tani skuadra e trajnerit Prenga ka zhvilluar vetëm një ndeshje miqësore, ndaj kampionëve të Kosovës, ku një javë më parë u mundën 1-0 në shtëpi. Shpresa e Laçit për një prezantim dinjitoz në Ligën e Europës mbetet huazimi i disa lojtarëve nga Skënderbeu, por deri më tani nuk ka asnjë akord mes klubeve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura