“Qindra milion do rruajnë sërish oligarkët nga lekët e shqiptarëve”, Vasili: KÇK-ja e Ramës janë koncesionet

Dec 5, 2019 | 18:28
SHPËRNDAJE

Pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama për buxhetin e shtetit, sot në parlament ka reaguar nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili.

vasili

Në një postim në facebook, Vasili shkruan se Rama sot në Kuvend nuk tregoi asnjë lek të vendosur për qytetarët e prekur nga tërmeti, ndërsa tërë gëzim sips tij tregoi se sërish oligarkët do u marrin para nga xhepat shqiptarëve.

Sipas Vasilit KÇK-ja sot për sot e kryeministerit Edi Rama janë koncesionet.

Postimi i Vasilit:

Konçesionet ose KÇK-ja e Edit!

Edi Rama sot tha me gezim dhe vendosmeri sa qindra milion do te rruajne serish konçesionet dhe oligarket nga leket e shqiptareve te varfer e te traumatizuar !

Po nuk tha e nuk tregoi asnje kokerr leku te vendosur per termetin dhe qytetaret e demtuar shume rende dhe ne menyre shkaterrimtare prej tij.

Edi Rama ka shume “te drejte”, se nga leket e termetit nuk Ka Ç’të Kapë, kurse nga konçesionet ka KÇK plot.

Edi vdes per KÇK, prandaj e ka ne maje te gjuhes dhe ne maje te dores…

Ndaj Edi leshohet krejt dhe nuk mban fare kur i permenden konçesionet.

Dhe ka hak, se i ka per sot dhe per mot…..si zahire!!

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura