“Qeveria ul shpenzimet për shëndetësinë në kulmin e pandemisë”- Pampuri: Qeveria bën show e tallet me qytetarët

Aug 7, 2020 | 20:55
SHPËRNDAJE

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri thotë se në kulmin e pandemisë, qeveria ka ulur shpenzimet për shëndetësinë.

pampuri

Duke cituar një raport të OKB-së, ajo kërkon nga qeveria të anulojë koncensionet e të alokojë paratë për të përballuar krizën.

Postimi i plotë:

Ne kulmin e pandemise, perballe nje sistemi shendetesor me aq shume mangesi e probleme, qeveria ka luksin te ule shpenzimet per shendetesine, pikeriksht ne kohen kur ka me shume nevoje qe te permiresohet sherbimi, te shtohet numri i personelit shendetesor, e te motivohen e mbeshteten ata qe jane cdo dite ne krye te detyres, te blihen aparatura e specifikisht per te perballuar pandemine te alokohen fonde per blerjen e aparaturave ECMO, si dhe te anuloje koncensionet ne shendetesi e te alokojë paratë per te perballuar krizen.

Kjo qeveri vijon te beje show e te tallet me qytetaret e shendetin e tyre, e duke vijuar abuzimet si te ishim perballe nje situate normale.

117378341_3311977465532402_7391954848675975137_o

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura