“Qeveria të shpallë SOS”, mjeku i Traumës jep alarmin: Pas disa vitesh nuk do kemi ku të vizitohemi

Nov 8, 2019 | 14:12
SHPËRNDAJE

“Qeveria duhet te shpalle SOS, te gjeje mjetet dhe rruget qe te mbaje keto kontigjente, jane truri i kombit, pas disa vitesh nuk do te kemi ku te vizitohemi”.

dogjani-mjeku

Kete alarm ka dhene Presidenti i Shoqatës së Traumës, Agron Dogjani, duke folur per fenomenin e dhimbshem te largimit te mjekeve dhe studenteve te mjekesise, kryesisht drejt Gjermanise.

Profesor Dogjani i bëri deklaratat ne nje pronocnim per mediat, pas Kongresit të tretë Ndërkombëtar të Traumës që po mbahet në Tiranë.

Duke folur per gjendjen ne spitalin e Traumes, ai theksoi se “ne tashme kemi mungese kuadri mjekesor mbi 5 reanimatore. Kemi 8-9 reanimatore qe mbulojne punen voluminoze te gjithe kirurgjise”- tha ai, duke shtuar se janë 100-150 trauma në ditë që përplasen në të vetmen qendër të specializuar cka në vit përbën një shifër të frikshme 40 mijë trauma.

Sipas mjekut është shkaktuar nga rritja alarmante e kasidenteve me të vdekur e të plagosur.

“Spitali eshte po ai, popullata eshte shtuar, aksidentet jane dyfishuar dhe na duhen me shume kapacitet akomoduese dhe hospitalizuese, pra nje spital me te madh”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura