“Qeveria s’ka lënë askënd më shumë në baltë se rininë”- Basha: Shqipëria ka potencial për të krijuar punësim e mirëqenie. Do bëjmë realitet çdo zotim

Oct 31, 2019 | 19:05
SHPËRNDAJE

Kreu i PD-së, Luzlim Basha ka zhvilluar një bashkëbisedim me të rinjtë për idetë, programin dhe alternativen e Partisë Demokratike.

Në fjalën e tij Basha tha se qeveria e ka lënë rininë në baltë, ndërsa shtoi se Shqipëria ka potencial për të krijuar punësim dhe mirëqenie. Kreu i PD-së theksoi se PD kanë nisur një betejë, atë të ndryshimit të situatës për rininë, ndërsa shtoi se do të bëjnë realitet çdo zotim.

Basha1-768x450

Ky takim shënon edhe nisjen e turit tim kombëtar për rininë. Jam i nderuar për praninë e miqtë tanë nga Gjermania, kryetarit të forumit rinor të partisë tonë simotër, të partisë më të madhe politike në Europë, fuqisë më të madhe politike të PPE-ve, partisë së Kancelares Merkel, Kristian Demokratëve gjermanë, Tlman Kuban dhe delegacionin që e shoqëron, me deputetët dhe dy kryetarët e bashkive, të gjithë të Junge Union. Kemi edhe kryetarin e Forumit Rinor të LDK-së, partisë tonë simotër.

Përvoja e Kosovës është një përvojë pozitive. Jemi i njëjti komb në dy shtete të ndryshme, ku në njërin prej këtyre shteteve që është dhe më i riu, brënda një kohe fare të shkurtër vendoset të shkohet në zgjedhje të parakohëshme. Organizohen këto zgjedhje të parakohëshme në mënyrën më europiane, ka një rotacion normal politik të pushtetit. Kjo tregon se ne shqiptarëve nuk na mungon asgjë. Nuk është faji i shqiptarëve, është kusuri i shqiptarëve, është kusuri i një qeverie që nuk ka lënë askënd më shumë në baltë sesa ju, rininë e këtij vendi.

Në tërë dështimet e kësaj qeverie dhe të këtij kryeministri, dështimi më i madh është dështimi me rininë, e cila po rritet në një vend pa mundësi, pa punësim, pa prespektivë, me rroga të ulëta minimale, me kosto maksimale të jetës dhe të arsimimit, në një vend me klimë të shkatërruar në një vend me klimë të shkatërruar për ekonominë, për biznesin. Në një vend ku, për fat të keq, fjala e parë dhe kërkesa e parë e shumicës së rinisë, është të largohen nga vendi i tyre. Nuk ka pse të jetë kështu dhe nuk do të jetë kështu për shumë gjatë. Sepse ky vend e ka të gjithë potencialin për të krijuar mjaftueshëm, mirëqënie, punësim, mundësi për gjithë shqiptarët, në veçanti për rininë“, tha Basha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura