Qeveria, plan i përbashkët zhvillimi për Tiranë-Durrës, tre skenarët për rrugën

Aug 3, 2015 | 8:00
SHPËRNDAJE

Qeveria ka vendosur që t’i trajtojë Tiranën dhe Durrësin me një plan të përbashkët zhvillimi. Bëhet fjalë për pjesën e zonës ekonomike që ndodhet nga Unaza e Madhe e Tiranës deri në Unazën e Durrësit.

RAMA MBLEDH QEVERINE - Kryeministri, Edi Rama duke folur gjate mbledhjes se pare te qeverise e cila eshte votuar sot ne parlament me 82 vota pro dhe 55 vota kunder.
Mbledhje qeverie
E gjithë kjo hapësirë do të ketë një plan të veçantë që “duhet të drejtojë zhvillimin e territorit si një vizion në bashkëpunim midis NJQV-ve për të shmangur vazhdimin e ndërtimit pa kritere dhe të pakontrolluar, si dhe për një bashkëpunim më të ngushtë në strategjitë e ekonomisë, turizmit, infrastrukturës, bujqësisë dhe mjedisit”, thuhet në dokumentin e Ministrisë së Zhvillimit Urban që do të konsultohet gjatë këtij viti.

Këto konsulta do të zhvillohen në disa seanca me palë të ndryshme të interesit deri në arritjen e finalizimit të tij. Një ndër grupet kyçe të interesit që duket se do të jetë aktiv është ai i biznesit, i cili është gjerësisht i shtrirë në këtë hapësirë që trajton plani i ri i qeverisë për zhvillimin e integruar ndërsektoral për zonën ekonomike Tiranë- Durrës.

INFRASTRUKTURA
Tirana dhe Durrësi cilësohen si dy qytetet kryesore në vend, e para, për vendndodhjen e institucioneve kryesore, por edhe biznesit, dhe, e dyta, për rëndësinë ekonomike dhe mundësinë e shkëmbimit që ofron pjesa portale.

E në këto kushte, ajo që merr rëndësi të veçantë, sipas dokumentit të ministrisë, është krijimi i lehtësive për qarkullimin e njerëzve, por edhe mallrave, dhe ndaj duhet të merren masa për lidhjen e përshtatshme infrastrukturore.

rruga

Në rrjetin rrugor ministria në dokumentin e saj ka paraqitur tre skenarë. E para është ajo e zgjerimit të rrugës së vjetër që i bie nga Ndroqi.  

Kjo alternativë e lakuar disa herë do të duhet të shoqërohet edhe me studimin përkatës. Qendër dytësore pas Tiranës si metropol dhe Durrësit si primar, është Vora.

Skenari i dytë që sheh si mundësi ministria është ajo e zgjerimit të autostradës në të gjithë aksin Tiranë-Durrës. Kjo në fakt do të bënte që qeveria të hiqte të gjitha palmat e mbjella në këtë rrugë vetëm pak muaj më parë nga qeveria. Rruga e Ndroqit, sipas këtij skenari, kalon në një rrugë peisazhistike. Në këtë skenar kemi edhe tri qendra dytësore, Vorë, Shijak dhe Sukth.

Në skenarin e tretë vjen një variant i zgjerimit pjesor të autostradës Kashar-Unazë Durrës, si dhe zgjerimi i rrugës së vjetër, Fushë Krujë-Vorë.

PLANI
Qeveria e sheh krijimin e këtij plani të parë rajonal si një testim për të zbatuar më vonë plane të tjera në vend, duke u nisur edhe nga fakti që tashmë kemi një ndarje të re territoriale. Plani i përbashkët për Tiranë-Durrës është i harmonizuar me Planin e Përgjithshëm Kombëtar dhe me Planin për Bregdetin. Gjithsesi, plani pranon që ajo çka ka ndodhur me ndërtimet ndër vite e ka kthyer këtë zonë në problematike dhe jo të harmonizuar.

E ndërsa për këto do të shihet mundësia e ndërhyrjeve, për ndërtimet e reja bazë do të jetë parimi i harmonizimit. “Kërkesa për banim në zonat rurale duhet të drejtohet drejt densifikimit të zonave aktuale, duke mbushur hapësirat e pabanuara dhe duke rivitalizuar sipërfaqet e keqshfrytëzuara në hapësira gjithëpërfshirëse sociale. Kërkesa për zhvillim duhet të përputhet me frymën e arkitekturës tradicionale dhe rurale, duke krijuar harmonizim midis këtyre qendrave rurale,

Nertila Maho

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura