Qeveria përjashton opozitën nga takimi i Këshillit të Stabilizim Asocimit, Shqipëri-BE

Nov 14, 2018 | 18:59
SHPËRNDAJE

Në takimin vjetor të Këshillit të Stabilizimit Asocimit Shqipëri-BE, që u mbajt sot në Bruksel, Shqipëria nuk pati përfaqësim bipartizan pasi asnjë prej përfaqësuesve të opozitës nuk kishte ftesë, thanë burime nga opozita.

Screenshot_1-2-658x330

Në Bruksel, sot ishin vetëm përfaqësuesit e qeverisë me në krye ministrin Ditmir Bushati, ndërsa kryetari i Komisionit Parlamentar për Integrimin, Genc Pollo, i zgjedhur nga opozita, iu mohua pjesëmarrja, shtuan të njëjtat burime.

“Në vitin 2011, qeveria e Partisë Demokratike pati vendosur një standard sa i përket përfaqësimit bipartizan, duke i dhënë vend të barabartë në tavolinën e këtij këshilli opozitës së atëhershme drejtuar nga Partia Socialiste. Ishte Ditmir Bushati dhe deputetë të tjerë të PS, që në mbledhjen e saj kohe përfaqësonte opozitën si kryetar i Komisionit të Integrimit duke dhënë sinjale bashkëpunimi të politikës për integrimin. Ky është rasti i dytë që qeveria i mohon Shqipërisë përfaqësimin bipartizan në Këshillin e Stabilizim Asocimit me BE-në, pasi vitin e shkuar ishte pikërisht kjo shumicë që vendosi të mos e bëjë pjesë të takimit Partinë Demokratike dhe opozitën”, sqaruan burime nga opozita.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura