“Qeveria parashikon se në pranverë të vitit 2022…”, ministri Ahmetaj jep detaje për programin e rindërtimit. Ja kredia që aprovohet në Romë pas disa ditësh

Feb 2, 2021 | 11:30
SHPËRNDAJE

Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj tha sot se në një parashakim të qeverisë, pranvera e vitit 2022, do të “fshijë” të gjitha dëmet që la pas tërmeti tragjik i 26 nëntorit.

“Qeveria parashikon se në pranverë të vitit 2022 t’i ketë fshirë nga faqja e dheut të gjithë dëmet e tërmetit të 26 nëntorit 2019”, tha Ahmetaj teksa nnënvizoi se programi i rindërtimit “është projekti më i madh buxhetor”

Ministri lajmëroi se është në negociim e sipër marrëveshja me Bankën Evropiane të Investimeve, për 100 mln euro, me një projekt politik që qeveria do angazhojë për strehimin.

Por “në ditët që vijnë do detajohet nga kryeministri”, tha Ahmetaj.

Sipas ministrit të Rindërtimit, në 15 shkurt “aprovohet në Romë edhe kredia shumë e butë prej 90 mln eurosh e ndarë në tre shtylla, agjencia e mbrojtes civile, bujqesia dhe energjia në kuadër të rimëkëmbjes”.

Sipas tij, “në shkurt mbaron një seri e konsiderueshme shkollash”, ndërsa deri tani kanë mbaruar 25 të tilla.

Në me të pranverës së këtij viti do kenë mbaruar edhe 1600 banesa individuale së rindërtuari.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura