Qeveria pakt me SHELL për Shpiragun, Rama: Këtu s’ka vetëm krim të organizuar

Feb 20, 2018 | 10:46
SHPËRNDAJE

Qeveria shqiptare ka nënshkruar sot një marrëveshje me kompaninë SHELL për të nisur kërkimet për naftë në bllokun nr. 4 në Shpirag të Beratit.

Rama me shell

“Shpirag, Berat – Një kontratë e re për një tjetër investim të madh të huaj në Shqipëri. Kompania e mirënjohur SHELL nis kërkimin edhe në Bllokun 4 dhe vijon programin e zbulimit të naftës, mbi bazën e pritshmërive të larta që jane krijuar nga kërkimet e deritanishme në Blloqet 2 dhe 3”, shkruan kryeministri Rama në një status në faqen e tij në Facebook.

Duke folur pak para marrëveshjes, kreu i qeverisë shqiptare u shpreh se “me këtë marrëveshje Shqipëria do të shikohet e plotë kështu siç është dhe jo e pjesshme a thua se këtu ka vetëm krim të organizuar. Shqipëria sot garanton qartësi, transparencë dhe drejtësi në marrëdhëniet mes qeverisë dhe investitorëve të huaj. Prania e një kompanie si SHELL përbën një arsye më shumë për kompanitë e tjera, si siç përshkruhet në media të ndryshme në Europë, apo siç ëndërrojnë eksponentë të forcave politike që mendojnë ndryshe. Përderisa SHELL sheh një atmosfertë shumë miqësore për të bërë biznes, ka mundësi ta shohë kushdo”.

 

Marrëveshja për Bllokun 4

Marrëveshja që firmoset nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe kompania SHELL është rezultat i një procesi gare dhe më pas një periudhe intensive 2 vjeçare negociatash mes palëve. Pas firmosjes, Marrëveshja me Ndarje Prodhimi për Bllokun 4 në tokë do të përcillet për miratim në Këshillin e Ministrave.

Në mënyrë të përmbledhur ja çfarë përfaqëson kjo Marrëveshje:

Kërkimi i naftës në këtë Bllok do të kryhet në 3-faza;
– Gjatë Fazës së Parë e cila do të zgjasë 3 vjet do të kryhen 125 km punime seismike 2D dhe ripërpunim i 125 km profileve seismike 2D. Angazhimi financiar minimal për Fazën e Parë shkon në rreth 8.5 milion USD.
– Faza e Dytë do të zgjasë 2 vjet. Gjatë kësaj faze do të kryhen 300 km punime seismike 2D dhe ripërpunim i 200 km profileve seismike 2D. Gjatë kësaj faze është opsional shpimi i një pusi kërkimi me thellësi 3000 m. Angazhimi financiar minimal për Fazën e Dytë shkon në rreth 20 milion USD.
– Faza e tretë do të zgjasë 2 vjet. Gjatë kësaj faze do të kryhet shpimi i një pusi kërkimi me thellësi minimale 3000 m dhe Angazhimi financiar minimal për këtë fazë arrin në 14 milion USD.

Kohëzgjatja e Kontratës për rastin nese do të kemi një zbulim të ri, pra periudha e Zhvillim-Prodhimit, do të jetë deri në 25 vjet me të drejtë zgjatje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura