“Qeveria nuk pyet për asgjë”/ Tabaku: Zona e mbrojtur për ndërtimin e aerportit të Vlorës, iu dha një kompanie afër Ramës! Shteti do kompensojë…

Jun 23, 2022 | 12:47
SHPËRNDAJE

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka akuzuar qeverinë se ka dhënë një zonë të mbrojtur në Vlorë për të ndërtuar aeroportin

Nga foltorja e Kuvendit, Tabaku ka renditur shkeljet sipas saj të dhënies së këtij konçensioni.

Deputetja demokrate tha se Shqipëria do të shkelë marrëveshjen e Stabilizim Asocimit duke dhënë një zonë të mbrojtur për ndërtimin e aeroportit.

“Kam komunikuar për 4 muaj me radhë për aeroportin e Vlorës me administratën publike.Ndërkohë që dje doli një artikull që bënte investigim për aeroportin e VLorës. Shqetësimi I parë lidhet me shkeljen e stabilizim asocimit. Me një garë pothuajse pa garë, zona e mbrojtur për aeroportin e Vlorës, i është dhënë një kompanie afër Kryeministrit. NJë kompani që ka ndërtuar dhe spitalin e Fierit.

Në kontratën konçensionare, riskun e mban shteti. Nëse nuk ekziston trafiku, shteti do kompensojë kompaninë me 134 mln euro. Ky ëstëh elementi që do ndalesha. Kjo qeveri nuk pyet. Nuk pyet për zona të mbrojtura. E kanë shkeljen e ligjit si gjënë më të thjeshtë. E kam ngritur në Parlamentin Europian. E njëjta gjë ka ndodhur dhe me zona të tjera të mbrojtura. Është shkelur marrëveshja e stabilizim asocimit.

Mbajtja e 134 mln euro nga buxheti I shtetit. Dëmtimi I të gjithë specieve që ndodhen në zonën e aeroportit të Vlorës, hapja e rrugës për të kafshuar zonën e aeroportit të Vlorës, janë korruptive dhe cenojnë disa detyrime që Shqipëria ka marrë ndaj BE-së” – tha Tabaku.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura