“Qeveria mos kujtohet në minutat e fundit për të respektuar rekomandimet e KE-së”- Eksperti i turizmit: Mbi 30% e agjencive turistike falimentuan

Jun 3, 2020 | 22:30
SHPËRNDAJE

I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, kryetari i Sektorit të hoteleve “ATA” Zak Topuzi ka folur për pasojat e shkaktuara nga coronavirusi në turizëm dhe sa të përgatitura janë hoteleritë për menaxhimin e situatës.

zak topuzi

Topuzi deklaroi se Shqipëria është në kolaps total, pasi u godit për një kohë të shkurtër nga dy fatkeqësi natyrore dhe apelon për mbështetjen e kësaj industrie.

“Jemi në fazën e parë të sezonit turistik, ku bëhet klasifikimi dhe certifikimi për të përcaktuar në cilën kategori hymë, është proces që Europa dhe Kosova e ka përfunduar me kohë. Nëse nuk hyn në këtë sistem nuk përfiton 6% e hotelit. Shqipëria ka hyrë në paketa rajonale botërore, në momentin që s’ke certifikim ka abuzime, ndërsa mbrojtja e konsumatorit kërkon këtë specifikë. S’ka ndonjë impenjim specifik, është thjesht procedurë. Shqipëria është në një kolaps total, pësoi dhe “shok” nga tërmeti dhe industria më e goditur është turizmi dhe udhëtimet. Alarmi botëror është për të mbështetur këtë industri, sektor që sjell të ardhura dhe punësim. Është çështje botërore, nuk është e planikuar se çfarë do ndodhë”-tha Topuzi.

Zak Topuzi deklaroi se këtë vit mendohet të jetë turizëm 3-mujor, ndërsa nga pandemia mbi 30% e agjencive turistike kanë falimentuar. Ai tha se zinxhiri i falimentimit do shkojë deri te bankat që kanë dhënë kredi.

“Rekomandimet e dhënë janë për lëvizje sa më pak me avion dhe sipas sondazheve lëvizjet me makina janë më të aplikueshme. Mendohet të jetë turizëm 3-mujor, ndërsa shtyrja e sezonit varet nga klima, situata, njerëzit kanë humbur kursimet, bizneset. Mbi 30% e agjencive turistike kanë falimentuar, po ashtu edhe linja ajrore. Si shtet e ke të mbyllur turizmin dhe s’kanë mundësi të punojnë për një farë kohe. Në Romë nga 1200 hotele, janë hapur vetëm 40. të tjerëve ju kushton më mirë të qëndrojnë mbyllur se hapur. Zinxhiri i falimentit do shkojë deri te bankat që kanë dhënë kredi. Janë 93 mijë punonjës të kualifikuar të cilët gjysma e tyre janë të detyruar të jenë të papunë. Nga qeveria janë dhënë 400 dollarë për 3 muaj për këta punonjës të trajnuar, ndërkohë biznesi i vogël ka marrë më shumë dhe ky është diskriminim”-deklaroi Zak Topuzi.

Topuzi deklaroi se pjesa më e madhe e punonjësve kanë ngelur të papunë, ndërsa apeloi qeverinë që ta mbështesë këtë sektor, duke zbatuar rekomandimet e Këshillit të Europës.

“U larguan nga puna 90% e punonjësve, pasi hotelet kanë 36% të kostos. Kjo industri bën të ketë probleme me pagat, vetë protokolli nuk të lejon të punosh me kapacitet të plotë. Nuk dihet ende fati i këij sezoni, kam marrë 20% të personelit. Po vazhdohet me një turizëm fundjave. Turizmi dhe transporti janë shumë të goditur dhe ndryshe nga vendet e tjera nuk kanë mbështetje. Ekspertët e çdo fushe duhet të jenë pjesë e vendimmarrjes. Industria turistike nuk do fitojë, por të paktën të mbijetojë dhe qeveria mos të kujtohet në minutat e fundit, por të zbatojë rekomandimet e Këshillit të Europës”-theksoi Topuzi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura