Qeveria italiane shtrëngon masat/ Jo vetëm “Green Pass”, hyrja në stadiume do të bëhet edhe me…

Dec 20, 2021 | 10:16
SHPËRNDAJE

Qeveria italiane ka ashpërsuar masat për hyrjen në stadiume të tifozëve.

GIUSEPPE MEAZZA

Jo vetëm përdorimi i “Super Green Pass”-it, e cila është një pasaportë e gjelbër për të vaksinuarit me dy ose më shumë doza, por së fundmi ata që duhet të hyjnë në ambjentet e stadiumeve italiane duhet të paraqesësh edhe një tampon (PCR) ose test të shpejtë negativ.

Ky shtrëngim masash do të aplikohet nga qeveria e kryeministrit Mario Dragi, ku vjen si pasojë e rritjes së menjëhershme të infektimeve me COVID-19 në mbarë Italinë.

Ky vendim gjithashtu ka të bëjë me pjesëmarrjen në të gjitha ngjarjet kryesore në vende të mbushura me qytetarë.Kanë qenë anëtarët e Komitetit Teknik Shkencor ata që kanë dhënë alarmin për rritjen e kurbës epidemiologjike, me rrezikun që varianti “Omicron” i COVID-19 të jetë përhapur me masë edhe në shtetit italian.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura