Qeveria italiane ashpërson masat, hyrja në stadiume do të jetë…

Dec 29, 2021 | 22:50
SHPËRNDAJE

Varianti i ri i COVID-19, “Omicron” ka goditur çdo gjë përfshirë dhe futbollin. Rritja e ndjeshme e infektimeve me SARS-COV-2 bën që qeveria italiane të mendohej edhe njëherë sa i përket rregullave në stadiumet e futbollit.

STADIUM TIFOZE 1

Qeveria italiane ka ashpërsuar masat teksa nga 75% e kapacitetit tani më me një vendim të fundit tashmë kjo reduktohet deri në 50% të kapacitetit.

Një hap pas kjo për Serinë A dhe skuadrat e tyre.

Hyrja në stadiume do të jetë sërish me “Green Pass” ose me dëshminë e shërimit nga COVID-19. Këto rregulla do të hynë në fuqi në 6 janar, datë që përkon në rifillimin e kampionatit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura