Qeveria i premton komunitetit LGBTI+ mundësinë e birësimit të fëmijëve, çfarë parashikon dokumenti i ri: Do ndryshohet Kodi i Familjes dhe…

Nov 22, 2021 | 20:15
SHPËRNDAJE

MARIGLEN KUME/ Qeveria u premton personave LGBTI+ se do të ndryshojë ligjin e birësimit, Kodin e Familjes apo dhe Kodin Penal për të reflektuar shqetësimet e tyre.

biresime LGBTI

Në mbledhjen e e fundit, me propozim të ministres së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Këshilli i Ministrave miratoi Planin Kombëtar të Veprimit për Personat LGBTI+ për periudhën 2021- 2027. Sipas relacionit të projektvendimit të qeverisë, drafti për ndryshimin e Kodit të Familjes dhe ligjit të birësimit janë gati dhe janë në pritje.

“Sa u përket ndryshimeve legjislative, janë bërë hapa pozitivë për ndihmën juridike dhe strehimin social. Ndryshimet e bëra në fund të 2020 në Ligjin për Mbrojtjen nga Diskriminimi, parashikuan përkufizimin lidhur me gjuhën e urrejtjes dhe forma të tjera diskriminimi në përputhje me standardet e Këshillit të Europës.

Nevojiten ndryshime në legjislacionin që trajton në mënyrë specifike çështjet e ndjeshme ndaj personave LGBTI+, siç janë Kodi i Familjes, Kodi Penal dhe Ligji i Birësimit që janë në pritje, dhe si dhe Ligji për Njohjen e Identitetit Gjinor.
Këtyre nismave legjislative duhet t’u jepet prioritet në periudhën e ardhshme, me qëllim që legjislacioni shqiptar të përputhet me standardet ndërkombëtare dhe ato të BE-së
”, thuhet në relacionin shoqërues të projektaktit.

Kujtojmë që aktualisht në faqen zyrtare të Kuvendit ndodhet projektligji për ndryshimet në Kodin e Familjes. Por programi 6-vjeçar i miratuar në mbledhjen e javës së kaluar nga qeveri premton gjithashtu më shumë vëmendje në institucionet shtetërore për trajtimin e personave LGBTI+ në institucionet shtetërore.

“Në lidhje me fuqizimin e kapaciteteve të nëpunësve civilë dhe të punonjëseve e punonjësve të sistemit shëndetësor, arsimor, të fushës së punësimit, mbrojtjes, drejtësisë etj., pavarësisht trajnimeve të zhvilluara nga MSHMS, në bashkëpunim me institucione të tjera shtetërore e OJF, nevojitet sërish vëmendje dhe planifikim i veprimeve në këtë drejtim, duke synuar përgatitjen dhe përfshirjen e moduleve të trajnimit mbi çështjet LGBTI+ në kurrikulat e ASPA, në universitete, në Shkollën e Magjistraturës, në Akademinë e Sigurisë etj. Ndërtimi dhe fuqizimi i kapaciteteve duhet të shtrihet gjerësisht edhe në NJVV dhe institucionet partnere vendore. Duhet të krijohet shkëmbimi i rregullt midis Policisë, gjyqësorit, KMD, AP dhe OJF për të rritur besimin dhe gatishmërinë për të raportuar diskriminimin dhe krimin e urrejtjes ndaj personave LGBTI+”, thuhet më tej në projektvendimin e qeverisë.

OBJEKTIVAT

Teksa argumenton se emergjencat civile të viteve të fundit kanë ndikuar në uljen e vigjilencës së qeverisë ndaj këtyre personave, qeveria parashikon se në 6 vitet e ardhshme do të arrihen këto objektiva; Përmirësimi i aksesit të personave, qeveria parashikon se në 6 vitet e ardhshme do të arrihen këto objektiva; Përmirësimi i aksesit të personave LGBTI+ në shërbime publike dhe shërbime mbështetëse të specializuara efektive, cilësore dhe të disponueshme në mbarë vendin, në përputhje me nevojat specifike të tyre dhe me standarde kombëtare të harmonizuara me ato europiane/ndërkombëtare. Garantimi i mbrojtjes dhe sigurisë për personat LGBTI+ përmes përmirësimit të kuadrit ligjor, zbatimit efektiv të tij, si dhe rritjes së aksesit të personave LGBTI+ në sistemin e drejtësisë. Krijimi i një shoqërie gjithëpërfshirëse, pranuese dhe jodiskriminuese kundrejt personave LGBTI+ në Shqipëri.

Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë, i përbërë nga 5 komunitetet kryesore fetare në vend, ka dalë kundër qeverisë për ndryshimin e ligjit për Kodin e Familjes. Përmes një shkrese zyrtare, që mban datën 18 tetor 2021 dhe firmosur nga kryetari, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, Këshilli i drejtohet Komisionit të Ligjeve që ai të ftohet sa herë ka diskutime për ligje që prekin interesa fetare, ideologjike e pronësore, të ftohen për të shprehur mendimin e tyre si grup interesi. Në këtë shkresë, 5 komunitetet fetare kërkojnë të mos ndryshohet baza ligjore në Kodin e Familjes, për përcaktimin e konceptit të martesës dhe bashkëjetesës, duke ngritur zërin në mbrojtjen e familjes dhe fëmijës si interesi më i madh që duhet mbështetur në shoqërinë shqiptare e duke kërkuar saktësinë e ligjvënësit në dispozitat, që do të ndryshohen. Për këtë arsye, Këshilli Ndërfetar ka ardhur me dy propozime konkrete për këto ndryshime, që sipas tyre rregullon këtë çështje pa ndërhyrë në Kodin e Familjes që është i shenjtë.

Në propozimin për ndryshim të nenit 241, ku përcaktohen kushtet e birësimit, thuhet se: “Ka të drejtë për të birësuar personi që ka mbushur moshën 21 vjeç dhe ka zotësi të plotë për të vepruar”. Po lidhur me ndryshimin e nenit 241 të Kodit të Familjes, Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë propozon rritjen e moshës së birësuesit, duke e bazuar kërkesën e tyre dhe në Kodin Civil italian, i cili parashikon që ka të drejtë të birësojë personi që ka mbushur moshën 35 vjeç dhe në raste të rralla 30 vjeç. Por, Kodi Civil i Italisë thotë se: “Birësimi lejohet për njerëzit, të cilët kanë mbushur moshën tridhjetë e pesë dhe që janë të paktën tetëmbëdhjetë vjeç më të mëdhenj nga ata që synojnë të birësojnë. Në rrethana të jashtëzakonshme, Gjykata mund të autorizojë birësimin nëse adoptuesi ka mbushur moshën të paktën tridhjetë vjeç, pa cenuar ndryshimin e moshës të përmendur në paragrafin e mëparshëm”. Për këtë arsye, Këshilli e nënvizon këtë kërkesë si të domosdoshme për përgjegjësinë që do të marrë birësuesi dhe cilësitë si shkollimi, punësimi, të ardhurat nga punësimi, që duhet të mbartë për të rritur dhe edukuar një fëmijë të përgjegjshëm.

Letra kreret e komuniteteve fetare-kunder-Kodit-te-Familjes

Komunitetet fetare, kundër për Kodin e Familjes/ Propozimi, birësimi mund të bëhet vetëm nga martesat burrë-grua

Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë, i përbërë nga 5 komunitetet kryesore fetare në vend, ka dalë kundër qeverisë për ndryshimin e ligjit për Kodin e Familjes. Përmes një shkrese zyrtare, që mban datën 18 tetor 2021 dhe firmosur nga kryetari, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, Këshilli i drejtohet Komisionit të Ligjeve që ai të ftohet sa herë ka diskutime për ligje që prekin interesa fetare, ideologjike e pronësore, të ftohen për të shprehur mendimin e tyre si grup interesi. Në këtë shkresë, 5 komunitetet fetare kërkojnë të mos ndryshohet baza ligjore në Kodin e Familjes, për përcaktimin e konceptit të martesës dhe bashkëjetesës, duke ngritur zërin në mbrojtjen e familjes dhe fëmijës si interesi më i madh që duhet mbështetur në shoqërinë shqiptare e duke kërkuar saktësinë e ligjvënësit në dispozitat, që do të ndryshohen.

Për këtë arsye, Këshilli Ndërfetar ka ardhur me dy propozime konkrete për këto ndryshime, që sipas tyre rregullon këtë çështje pa ndërhyrë në Kodin e Familjes që është i shenjtë. Në propozimin për ndryshim të nenit 241, ku përcaktohen kushtet e birësimit, thuhet se: “Ka të drejtë për të birësuar personi që ka mbushur moshën 21 vjeç dhe ka zotësi të plotë për të vepruar”. Po lidhur me ndryshimin e nenit 241 të Kodit të Familjes, Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë propozon rritjen e moshës së birësuesit, duke e bazuar kërkesën e tyre dhe në Kodin Civil italian, i cili parashikon që ka të drejtë të birësojë personi që ka mbushur moshën 35 vjeç dhe në raste të rralla 30 vjeç.

Por, Kodi Civil i Italisë thotë se: “Birësimi lejohet për njerëzit, të cilët kanë mbushur moshën tridhjetë e pesë dhe që janë të paktën tetëmbëdhjetë vjeç më të mëdhenj nga ata që synojnë të birësojnë. Në rrethana të jashtëzakonshme, Gjykata mund të autorizojë birësimin nëse adoptuesi ka mbushur moshën të paktën tridhjetë vjeç, pa cenuar ndryshimin e moshës të përmendur në paragrafin e mëparshëm”. Për këtë arsye, Këshilli e nënvizon këtë kërkesë si të domosdoshme për përgjegjësinë që do të marrë birësuesi dhe cilësitë si shkollimi, punësimi, të ardhurat nga punësimi, që duhet të mbartë për të rritur dhe edukuar një fëmijë të përgjegjshëm.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura