“Qeveria i kaloi ligjet me arrogancë”, Gjata tregon zgjidhjen për pr.ligjin për magjistratët

Jul 22, 2018 | 6:47
SHPËRNDAJE

Sikurse pritej, votimi i projektligjit për magjistratët u shty. Mungesa e opozitës në seancën parlamentare të së enjtes, e bëri të pamundur votimin e ligjit që kërkon 84 vota. Braktisja e sallës së seancave plenare nga opozita, bëri që projektligji i miratuar në komision vetëm me votat e mazhorancës, të kalojë në seancën e radhës.

Duke folur për këtë çështje në emisionin “Kjo javë” me Nisida Tufën në “News24”, juristi Çlirim Gjata thotë se nëse miratohet ligji do të jetë antikushtetues.clirim-gjata-721x450
“Kriteret për emërimin e gjyqtarëve caktohen me ligj, jo me dispozita kalimtare.  Sot i bie hajde bëjmë një dispozitë kalimtare me certifikatë kur janë kartat e identitetit.

Mazhoranca e bëri vetëm Reformën në Drejtësi, i ka kaluar të gjitha ligjet me arrogancë. Sot jemi pa Gjykatë të Lartë dhe pa Gjykatë Kushtetuese.

Ky ligj ka kaluar në Gjykatë, që ka vendosur të shfuqizojë 30 nene, ky është turp për ligjin. Shikoni cfarë cilësie ka Reforma në Drejtësi.

S’i do ja bëjnë nëse nuk i kanë 84 vota. Pse nuk u kërkua ky konsensus tek opozita kur ishte rasti i Prokurores së Përgjithshme. Kjo ka bërë gjithë ato shkelje.

Zgjidhja është kompromis i madh politik, me ndryshime Kushtetuese. Edhe Prokurorja e Përgjithshme të zgjidhet po ashtu me kompromis. Po nuk bëhet kështu, mund edhe t’i blesh vota, por nuk ngjit ligji kur nuk është i gjithëpranuar” tha Gjata.

Burimi: http://www.balkanweb.com/pr-ligji-per-magjistratet-clirim-gjata-qeveria-i-ka-kaluar-ligjet-me-arrogance-ja-cila-eshte-zgjidhja/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura