Qeveria fillon plazhin, ja me kë argëtohen ministrat e Ramës

Jul 4, 2015 | 18:14
SHPËRNDAJE

Stina e verës tashmë ka ardhur dhe dashamirësit e thekur të plazheve kanë mësyrë në bregdetin tonë, sidomos atë të Jonit. Nuk janë vetëm të rinjtë ata që nxitojnë për të marrë ngjyrën e bukur çokollatë dhe në darkë të shijojnë nga një gotë në club-et e plazhit. Edhe disa nga ministrat e qeverisë Rama janë fotografuar nga paparazzi ynë këtë fundjavë në plazhin e Dhërmiut, në jug të Shqipërisë. Janë të njëjtët që edhe vjet e patën filluar shpejt plazhin.

Kështu, ka rënë menjëherë në sy ministrja e Integrimit, zonja Klajda Gjosha, e cila edhe vjet nuk e la plazhin, paçka se ishte shtatzënë. Kësaj here me të është edhe djali i saj, përveç bashkëshortit dhe miqve. Por takimi në plazh i ministres Gjosha me kolegun e saj Blendi Çuçi, ministër të Pushtetit Vendor, duket se ka qenë një surprizë e këndshme për të dy. Bledi Çuçi ishte në shoqërinë e bashkëshortes së tij dhe, pasi kanë biseduar pak me Gjoshën, secili ka ikur në çadrën e vet për të shijuar plazhin në privatësi.

Edhe minsitri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ishte fundjavën e kaluar në Dhërmi. Ai u pa në shoqërinë e bashkëshortes së tij dhe të drejtorit të OSSHE. Beqaj kësaj here ka qenë më pasiv, pasi ka preferuar më së shumti të qëndrojë shtrirë në shezlong.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura