“Qeveria është dorëzuar para virusit”- eksperti denoncon: Një mjek në Kamëz infektohet me COVID-19, kurse stafit të Qendrës Shëndetësore…

Jul 7, 2020 | 19:38
SHPËRNDAJE

Eksperti i Shëndetësisë në Partisë Demokratike, Gent Koduzi në një postim në facebook thotë se qeveria është dorëzuar përballë koronavirusit dhe nuk po arrin të mbrojë dot as qytetarët dhe as mjekët.

koduzi

Koduzi thotë se një staf mjekësor në Kamzë ka rezultuar pozitive me COVID dhe teksa i uron shërim të shpejtë, eksperti denoncon faktin se stafi nuk është kontaktuar për të bërë hetimin epidemiologjik.

Ai shton se kjo qendër duhet mbyllur derisa te sqarohet statusi shëndetësor i punonjësve, në mënyrë që të mos kthehet ne qender infektimi per popullaten si QSUT.

Reagimi i plotë:

Qeveria eshte dorezuar perpara virusit covid-19. Ajo nuk arrin te mbroje as qytetaret, as punonjesit e shendetesise. Nje staf mjeksor i qendres shendetesore Kamez ka rezultuar covid-19 pozitiv, dhe gjej rastin ti uroj koleges sherim te shpejte. Por, asnje nga stafi nuk eshte kontaktuar per hetim epidemiologjik, aq me teper ti behet tamponi. Ne mungese te kryerjes se tamponit, kjo qender duhet mbyllur derisa te sqarohet statusi shendetesor i punonjesve te saj, qe mos te kthehe ne qender infektimi per popullaten si QSUT. Nderkohe, Rama eshte fshehur, dhe nuk foli asnje fjale as per humbjen e jeteve te dy mjekeve. TURP

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura