Qeveria e Zaevit për makina luksi dhe mobilje do harxhojë 7 milionë euro

Nov 18, 2018 | 10:23
SHPËRNDAJE

Qeveria e kryeministrit Zoran Zaev ka planifikuar harxhime marramendese gjatë 2019, edhe për çështje luksi, pasi që me buxhetin e planifikuar mbi 7 milionë euro do harxhohen për makina luksoze qeveritare, mobilje dhe kolltuqe.

Sipas projekt-buxhetit, harxhimet për mallra dhe sherbime janë rritur për 200 milionë euro dhe do arrijnë 750 milionë euro.

zaev-bruksel_1532423988-7952724

3,7 milionë euro do harxhohen për makina qeveritare, ndërsa 3,3 milionë për mobilje dhe kolltuqe.

Sipas Press24, deri qeverisja aktuale ka ndarë para për luks, vetëm 1,5 milionë euro janë ndarë për dy vite kundër ndotjes vrasëse në Maqedoni.(INA)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura