Qeveria e Serbisë fton qytetarët nga Kosova të aplikojnë për vaksinim kundër Covid

Feb 28, 2021 | 16:32
SHPËRNDAJE

Qeveria e Serbisë i ka ftuar qytetarët e Kosovës që të aplikojnë që të vaksinohen kundër koronavirusit.

vaksinimi

E ashtuquajtura zyra për Kosovë në Qeverinë e Serbisë në një njoftim ka thënë se aplikimi duhet të bëhet në institucionet shëndetësore në vendet ku jetojnë.

Sipas kësaj zyre, imunizimi do të bëhet për qytetarët nga Kosova në tri qytete të Serbisë. Ata nga komunat e Veriut në Rashkë, ndërsa ata nga pjesët tjera në Kurshumli dhe Bujanoc.

Sipas të dhënave të kësaj zyre deri më tani janë vaksinuar 10 mijë qytetarë nga Kosova, ndërsa dozën e dytë e kanë pranuar 7500 qytetarë.

Bëhet fjalë kryesisht për qytetarët serbë që jetojnë në Kosovë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura