Qeveria e re në Kosovë do të ketë 16 ministri, Hoti: Do të ketë ndryshime tek ekonomia, por do të ruhet…

May 1, 2020 | 16:03
SHPËRNDAJE

LDK me partnerët, AAK-në, Nisman, AKR-në, Listën Serbe dhe partitë nga minoritetet tjera joshumicë janë pajtuar që Qeveria e re t’i ketë 16 ministri. Këtë e ka thënë i mandatari për kryeministër, Avdullah Hoti, gjatë një konference pas një takimi të Kryesisë së LDK-së.

Hoti

“Qeveria do të ketë 16 ministri. Kemi bërë një riorganizim për të ruajtur funksionalitetin e Qeverisë. Të ministria e ekonomisë janë bërë ndryshimet”, ka thënë Hoti.

Ai ka theksuar se tani për tani nuk i ka të gjithë emrat e ministrave në ekzekutivin që do ta drejtojë, shkruajne mediet vendase.

“Nuk i kam emrat, ata që janë bërë publik i keni parë. Ka pasë ketër këmbim për parimet e qeverisjes. Mes Isa Mustafës dhe Ramush Haradinajt. Bashkë me partnerët do ta prezantojmë kabinetin qeverisës”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura