Qeveria e re greke liron mijëra emigrantë të paligjshëm nga “kampet e paraburgimit”

Mar 1, 2015 | 13:54
SHPËRNDAJE

Autoritetet greke kanë nisur të evakuojnë emigrantët e paligjshëm nga qendrat e paraburgimit, ku mijëra persona janë mbajtur në të gjithë Greqinë. Sipas agjencisë së lajmeve CCTV, është Amigdaleza qendra e parë, dedikuar për emigrantët pa dokumenta nga e cila ka nisur kthimi.

Emigrantet ne Greqi

 “Procesi që është duke u ndjekur tani është e kundërta e asaj që ishte deri më sot, ku filozofia themelore ishte që për ata që shkelin ligjin, të ndalohen”, tha Ioannis Fragkiskos, zyrtar i policisë në Athinë.

“Tani për tani, (këta njerëz) janë ligjëruar dhe mund të qëndrojnë për gjashtë muaj në vend”,- tha ai.

Qeveria e re greke duke mbajtur një nga premtimet elektorale të saj, ka filluar të lirojë dhe të pajisë me dokumente gjashtëmujore, në fillim të huajt që kanë bërë kërkesa për azil politik, ndaj dhe dhjetëra emigrantë tashmë kanë kaluar derën e kësaj qendre.
Dhjetra emigrantë tashmë janë liruar përmes këtij procesi, ndërsa mësohet se mesatarisht rreth 20 njerëz do të vazhdojnë të lëshohen çdo ditë, derisa qendra e paraburgimit të zbrazet.

Ka rreth 30 qendra të ngjashme në të gjithë Greqinë. Plani i qeverisë është për të mbyllur ato të gjitha. Amigdaleza është një qendër e hapur në vitin 2012 dhe shërbente si pikë afatshkurtër tranziti për të gjithë ata emigrantë të paligjshëm që prisnin urdhrat e dëbimit, një proces kaq i ndërlikuar sa kurrë nuk ka funksionuar. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura