Qeveria e re/ Edi Rama: Asnjë nga ministrat nuk kishte dijeni për postin. Kryeministri zbulon prapaskenat për përzgjedhjen e kabinetit

Sep 3, 2021 | 9:47
SHPËRNDAJE

Kreu i qeverisë, Edi Rama, tha dje se ministrat e rinj nuk kishin dijeni se ishin pjesë e kabinetit të ri. I ftuar në “Opinion” në “Tv Klan” me gazetarin Blendi Fevziu, Kryeministri Rama u shpreh se është i gatshëm të bashkëpunojë me opozitën për një klimë ndryshe.

rama ne asamble

Rama ka treguar komunikimet që ka pasur me Gramoz Ruçin, i cili tashmë ka deklaruar se do të tërhiqet nga politika dhe Erion Braçen që pak ditë më parë dha dorëheqjen nga posti si zëvendëskryeministër. Për Braçen Rama tha se ka  qenë vetë ai që i ka kërkuar largimin nga posti i zëvendëskryeministrit, duke thënë se do të jetë në dispozicion të  PS-së si deputet. Ndërkohë, lidhur me dorëzimin e mandatit të deputetit nga Lefter Koka, Kryeministri Rama zgjodhi të mos e komentojë. Lidhur me zgjedhjen e tij për të vendosur në krye të Kuvendit Lindita Nikollën, Rama tha se ajo ka treguar  përkushtim ndaj punës dhe ndershmëri gjatë viteve në politikë. Kryeministri Rama tha në “Opinion” se asnjë prej min- istrave të vendosur prej tij sot nuk e ka ditur paraprakisht  faktin që do të ishte pjesë e kabinetit. Rama ka konfirmuar se të gjithë anëtarët e qeverisë e kanë mësuar vetëm sot gjatë leximit të emrave që do të ishin pjesë e qeverisë.

Cila ka qenë filozofia e përdorur për të zgjedhur Lindita Nikollën Kryetare Kuvendi dhe pse u largua Gramoz Ruçi?

Gramoz Ruçi është i pari në historinë e politikës shqiptare që largohet si fitues dhe largohet nga maja dhe fare mirë mund të vazhdonte dhe pa dyshim do të ishte Kryetar Kuvendi. Më ka thënë më parë që unë këtu ndalem sepse jam 70 vjeç dhe  është koha që t’i kthej sa të mundem borxhin që i kam familjes.

Po Erion Braçe përse dha dorëheqjen?

Kemi folur paraprakisht dhe ka ardhur vetë tek unë dhe me shumë modesti që unë nuk jam barra e askujt dhe jam në dispozicion si deputet dhe mos ki asnjë shqetësim. I thashë nuk kam asnjë shqetësim.

Po Lefter Koka pse u largua?

Është larguar për ato që kishte shkruar. Pse Lindita Nikolla ishte përzgjedhja juaj? Ishte personi i duhur dhe për të gjithë kontributin që ka dhënë në PS. Është një person që gjatë gjithë rrugëtimit të vet ka treguar përkushtim dhe ndershmëri, sepse është një person i pritur për të folur me të gjithë dhe sepse është një grua  zonjë që i shkon shumë mirë atij vendi.

Është e vërtetë që s’iu keni thënë ministrave më përpara se do të ishin në qeveri?

Patjetër! Nuk e kanë ditur asnjëherë, jo vetëm sot.

Dhe të duket normale kjo?

Dikush mund të thotë që nuk dua të bëhem ministër, ose nuk e bëj dot këtë detyrë? Në rastin kur je në një qeveri koalicioni, sigurisht që do të diskutosh paraprakisht për emrat. Në rastin kur ke një shumicë që është shumicë e një partie, ti do të diskutosh kur do të  marrësh një ministër jashtë partisë. Ata që janë të mandatuar e kanë detyrë. Nuk mund të thonë “s’dua”. Nuk ka s’dua.

Po “s’di” ka?

Ky nuk është restorant. Ky është një front beteje dhe në këtë  front beteje kush është i mandatuar edhe ka marrë përsipër të përfaqësojë shumicën.

Ju keni votuar shkarkimin e Presidentit të Republikës, por do të shkoni të betoheni në zyrën e tij?

Për sa kohë është në zyrë…. Do të respektoni Kushtetutën…

Ka pasur tentativa mes jush gjatë verës për pajtim me Presidentin, sepse Presidenti ka hequr dorë nga deklaratat e fora, merret me ecje. Ka pasur kontakte mes jush? Ju jeni zënë dhe jeni pajtuar shpesh.

Unë nuk jam zënë, thjesht janë ndarë rrugët mes PS-së dhe Ilir Metës në mënyrë të pakthyeshme.

Janë ndarë disa herë dhe rrugët bashkoheshin prapë?

Është e pakthyeshme për arsyet që janë publike.

A jeni i gatshëm të ndani pushtet me opozitën?

Opozita është e mirëseardhur që të ndërtojmë një klimë ndryshe. Unë jam i gatshëm për çdo projekt politik bashkëpunimi. Sot nuk ka mundësi për të bërë komente dhe lajme për kabinetin qeveritar, sepse ky kabinet është i parrëzueshëm me një të rënë të dorës. Nuk kam asnjë vijë të kuqe. Problemi i bregdetit dhe pronës, nuk janë më probleme që kanë ndërhyrje legjislative, por kanë nevojë për ndërhyrje në zbatimin e saj. Unë e ftoj opozitën për të punuar së bashku. Nuk e ftoj nga nevoja dhe nga halli. Për çështjen e masakrës zgjedhore janë të lirë ta shohin ëndrrën vetë. Ka dalë një raport i OSBE-së, që është më i miri në histori. Unë di çfarë vendi nuk ka nevojë. Nuk ka nevojë për konfliktin permanent.

Unë kam vendosur ta fillojë nga klasa e parë daljen nëpër studio dhe besoj po ia  dal me sukses. Është e rëndësishme që të ulim konfliktin poli- tik dhe as për PS-në në sensin elektoral. Në konfliktin politik  nuk ndihem ngushtë. Kjo nuk i duhet vendit. Unë mendoj që duhet të kemi më pak bashki, ata mendojnë që duhet të kemi më tepër bashki. Por gjithsesi unë jam i gatshëm që të ulemi. Ne jemi një nga partitë politike në këtë pjesë të globit që kemi marrë më shumë vota. Kemi marrë përgjegjësinë që të qeverisim këtë vend. Opozita është e mirëseardhur dhe jam i gatshëm që të ndërtojmë një klimë të re politike. Të përpiqemi të gjithë së bashku që të mos u përcjellim shqiptarëve sa herë që hapin televizorin dhe dëgjojnë politikë të gjithë atë energji negative. 90% e luftës politike është personale dhe 10% është debat konstruktiv.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura