Qeveria e Kosovës merr vendim që të përcaktohet çmimi maksimal i lejuar për karburantet

Jun 22, 2022 | 12:10
SHPËRNDAJE

derivateQeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot, ka miratuar një Udhëzim Administrativ me të cilin do të përcaktohet çmimi maksimal i lejuar për derivatet.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrjes dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari tha se ky Udhëzim do t’i mbrojë konsumatorët e konkurrencën dhe do të mënjanojë çrregullimet e çmimeve në treg.

Para ministrave të kabinetit qeveritar, ajo tha se kanë vërejtur mospërputhje të çmimeve të derivateve të naftës në treg.

“Në bazë të evidencave që ka Ministria e Tregtisë, ka mospërputhje në çmimet e naftës në treg. Udhëzimi në fjalë është përgatitur në koordinim me Ministrinë e Financave dhe me këtë udhëzim propozoj përcaktimin e menjëhershëm të çmimit maksimal të lejuar për derivatet. Në emër të Ministrisë së Tregtisë i propozoj Qeverisë miratimin e udhëzimit administrativ për rregullimin e çmimit të karburanteve të naftës”, deklaroi Hajdari.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura