Qeveria e Kosovës ashpërson vendimin, 100% taksë për produktet e Serbisë

Nov 21, 2018 | 15:57
SHPËRNDAJE

Qeveria ka vendosur që Serbisë t’ia vendos taksën prej 100%, njofton Klan Kosova. Ky vendim erdhi pas kërkesë së ministrit të Tregtisë, Endrit Shalës, i cili kërkoi që shteti fqinj Serbisë, t’i vendoset taksa prej 100%.

46523747_978194475638300_3598693530416971776_o

Sipas Shalës tash e tutje të gjitha produktet serbe që hyjnë në Kosove do të obligohen ta paguajnë këtë taksë.

Ndërkaq kryeministri Ramush Haradinaj urdhëroi të gjitha institucionet përkatëse që prej nesër ta zbatojnë këtë vendim dhe i njëjti sipas tij është vendim i plotfuqishëm prej 22 nëntorit.

Qeveria para një kohë vendosi taksën prej 10% duke e ashpërsuar tashmë në 100%.

Taksa e njëjtë do të vlejë edhe për produktet e Bosnjës dhe Hercegovinës.

Më poshtë shkrimi i plotë i Haradinajt: 

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme, ka marrë vendim që të vendoset masa prej 100% ndaj produkteve të importuara me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, përjashtuar brendet ndërkombëtare të listuara në aneks.

Poashtu, Qeveria e vendit obligon Ministrinë e Tregtisë dhe të Industrisë dhe të gjitha institucionet relevante, që të largojnë dhe të ndalojnë importin dhe hyrjen potenciale në treg të të gjitha produkteve, të cilat nuk i referohen dhe janë në kundërshtim me emërtimin zyrtar dhe kushtetues të Republikës së Kosovës.

Vendimi hyn në fuqi menjëherë – institucionet relevante obligohen ta zbatojnë poashtu menjëherë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura