“Qeveria dështoi me ekonominë”, Teliti: 260 mln dollarët që mungojnë në buxhet, janë afërsisht sa grantet e ofruara në Konferencë

Feb 20, 2020 | 14:16
SHPËRNDAJE

Drejtori i kabinetit të Partisë Demokratike, Dorian Teliti thotë se kryeministri Edi Rama, në qeverisjen e tij ka dështuar plotësisht me ekonominë, pasi sipas tij në vitin 2019 mungojnë 260 milionë dollarë në arkën e shtetit.

teliti

Në një postim në facebook, Teliti tregon se 190 milionë prej tyre mungojnë në dogana dhe tatime, ndërsa thekson se miliona dollarët që mungojnë janë një shumë e përafërt me grantet e ofruara në Konferencën e Donatorëve.

Postimi i plotë:

Edi Rama ka dështuar plotësisht me ekonominë. Në fund të qeverisjes së tij kundër interesit publik, ai e ka thelluar gropën e vjedhjes, plaçkitjes dhe skamjes për qytetarët. As të dhënat zyrtare të sapo publikuara nuk e fshehin dot këtë.

Për vitin 2019 mungojnë 260 milionë dollarë në arkën e shtetit. 190 milionë prej tyre mungojnë në dogana dhe tatime, treguesi më i qartë se korrupsioni dhe evazioni fiskal janë në nivele skandaloze.

260 milionë dollarë që i mungojnë arkës së shtetit nga vjedhja e qeverisë së Edi Ramës në çdo qelizë së saj, janë një shumë e përafërt me grantet e ofruara në Konferencën e Donatorëve.

Korrupsioni dhe paaftësia janë arsyeja pse këto 260 milionë dollarë nuk mblidhen dot dhe në vend që të shkojnë për rritje pagash, për rritje pensionesh, për shërbim më të mirë shëndetësor dhe shkolla më të mira, gllabërohen nga pushtetarë grabitqarë.

Këta që na vjedhin me një dorë 260 milionë dollarë janë banda më e rrezikshme e KÇK-së.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura