Qeveria britanike nxjerr rregulla të reja për emigracionin/ Ja çfarë duhet të bëni nëse doni të punoni në Angli

Dec 2, 2020 | 11:01
SHPËRNDAJE

Britania e Madhe ka njoftuar rregulla të reja për emigracionin. Masat e reja do të hyjnë në fuqi  duke nisur prej 1 janarit të vitit që vjen.

london

Sikurse njoftoi Ministria e Brendshme britanike, dallim nuk do të bëjnë as shtetasit e vendeve të Bashkimit Europian, raporton BBC.

I gjithë sistemi bazohet në pikëzim. Në këtë formë, çdokush që dëshiron të shkojë për të punuar në Britani duhet të aplikojë në një sistem online për t’u miratuar më parë.

Aplikuesi duhet të jetë në gjendje të sigurojë një ofertë punësimi me një pagë minimale vjetore prej me shumë se 2000 eurosh në muaj.

Nderkohe lëvizja e lirë nga dhe në BE do të marrë fund në 31 Dhjetor.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura