“Qeveri zgjohu, koronavirusi është emergjencë kombëtare”, thirrja e fortë nga Vasili: Ta themi troç, 1 milion dollarë është shifër qesharake

Mar 7, 2020 | 12:26
SHPËRNDAJE

petrit-vasili

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, i bën thirrje qeverisë të mos e marrë si rutinë angazhimin për të bërë përgatitje në rast se konfirmohen të prekurit e parë në vendin tonë me të prekur nga koronavirusi, që sipas tij konsiderohet emergjencë kombëtare.

Në një postim në rrjetet sociale, Vasili shkruan se “pikerisht ne keto momente kritike, konstatimi i mungeses edhe ne Qendrat Shendetesore ne mes te Tiranes te materialeve me bazike si maska, doreza si dhe mungesa e ujit e alkolit dhe dezinfektanteve nuk eshte thjesht skandal eshte potencialisht Risk Kombetar”.

“Ta themi troç 1 milion dollare te dhena nga Qeveria jane nje shifer qesharake perballe nje Emergjence, qe pervec Riskut shume te larte te shendetit, ka pasoja shkaterrimtare edhe per ekonomine kombetare”, thekson Vasili.

Nga Petrit Vasili

Qeveri zgjohu, coronavirusi eshte Emergjencë Kombetare dhe jo rutine!

Coronavirusi si nje emergjence e jashtezakonshme shendetesore dhe qe po shtrihet frikshem ne Europe duhet trajtuar si e tille, pra si emergjence shume serioze dhe teper e komplikuar.

Eshte e qarte se Qeveria shqiptare lidhur me financimin e kesaj emergjence globale po e trajton ate si rutine dhe me shpresen e syte nga qielli duke thene: hajt ishallah mbaron dhe ja hedhim pa shpenzuar lekë.

Pikerisht ne keto momente kritike, konstatimi i mungeses edhe ne Qendrat Shendetesore ne mes te Tiranes te materialeve me bazike si maska, doreza si dhe mungesa e ujit e alkolit dhe dezinfektanteve nuk eshte thjesht skandal eshte potencialisht Risk Kombetar.

Edhe nje vater e vetme e neglizhuar mund te behet pika e shperthimit te epidemise me pasoja shume te renda per gjithe vendin.

Komentet propagandistike te qeverise dhe mohimi i fakteve kane zero vlere, duhen financime e veprime konkrete, per te mbrojtur shqiptaret nga ky Risk Kombetar.

Coronavirusi nuk eshte rutine eshte nje emergjence shume e rende.

Qeveria duhet te vere ne dispozicion te gjitha parate qe duhen per permbushjen e plote te mungesave skandaloze ne materiale mjeksore.

Qeveria ne i mungofshin parate, le tua marre oligarkeve, qe ti mbroje edhe ata vete nga coronavirusi, i cili po shpertheu nuk ben dallim mes oligarkut dhe njeriut te thjeshte.

Qeveria duhet te kuptoje se me aq para’ sa ka vendosur deri tani nuk ka bere thuajse asgje perballimin e emergjences nga coronavirusi.

Ta themi troç 1 milion dollare te dhena nga Qeveria jane nje shifer qesharake perballe nje Emergjence, qe pervec Riskut shume te larte te shendetit, ka pasoja shkaterrimtare edhe per ekonomine kombetare.

Ndaj cdo lek i financuar eshte jete njerezish te shpetuara, por shpetim edhe per ekonomine, kete duhet te kuptoje edhe kjo qeveri e papergjegjshme.

Me coronavirusin nuk luhet, por luftohet.

Eshte ne loje shendeti i qindra mije shqiptareve.

Respekt dhe mbeshtetje pa fund personelit mjeksor qe lufton ne vije te pare, ndonese i pambrojtur dhe i papaguar si duhet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura