“Qenke budallicë! Me të meta mendore!”, “Më marrsh të ligat!” / Plas debati mes Antonelës dhe Arjolës, shkak u bë…

Nov 27, 2021 | 12:50
SHPËRNDAJE

Antonela Berisha dhe Arjola Demiri kanë pasur një debat të ashpër me njëra-tjetrën dje në “Big Brother VIP”.

antonela, arjola

Shkak është bërë zëri i lartë me të cilin ish-konkurrentja e “Për’puthen” foli në shtëpi, gjatë kohës që aktorja dhe Sabiani faleshin.

Debati mes dy banoreve arriti deri në ofendime, te tilla si “Qenke budallicë!”, “Qenke me të meta mendore!“.

Pjesë nga debati:

Arjola: Fëmijët këtu askush s’i përmend.

Antonela: Unë të durova. Nënën ma përmende atu kur bëra përshëndetjen kur më the ‘ju ka ndarë prej gjirit’. Nëna ime nuk më bërtet kështu. Ti i përmend 24 orë dhe unë të respektoj, atëherë më respekto edhe ti për këtë.

Arjola: Unë nuk ta përmend më nënën. Është shaka.

Antonela: Atëherë, edhe kjo është shaka.

Arjola: Ti e ke me tendencë. E ke dëgjuar veten që bërtet.

Antonela: Jo, jo, unë jam plot me të bërtit. Nuk jam duke bërtit. Nëna ime kështu nuk më bërtet. Po vij në nivelin tënd dhe është shumë e gabuar, po bërtas.

Arjola: Unë kështu e kam zërin, jam Arjola, jam aktore, e kam zërin kështu.

Antonela: Na thartove nga trutë.

Arjola: Kam tonin e zërit, nuk bërtas.

Antonela: Tonin mbaje në shtëpinë tënde, jo këtu që jemi të gjithë. Hera e fundit që më bërtet mua personalisht.

Arjola: Je duke fol me mu. Fëmija im s’je ti.

Antonela: Mjaft. Ti fole me mu, na bërtite të gjithëve. As nuk dua të jem fëmija yt, as i askujt këtu.

Arjola: Unë flas siç dua të flas. Mbylli veshët, se nuk je duke fjetur. Ti ke qejf të zihesh.

Antonela: Nuk dua të bërtas, se ankoheni të gjithë pastaj.

Arjola: Hajde, hajde, foli Sabianit, hajde, hajde.

Antonela: Pse po më afrohesh kështu?!

Arjola: Se mos mendon se jam duke trembur.

Antonela: Na shurdhove, nuk po mundem që të duroj dot më të bërtiturat e tua nëpër shtëpi.

Arjola: Po ti si je duke folur? Unë kam qenë duke u falur dhe ti na prishe faljen mua me Sabianin me të bërtiturat e tua.

Antonela: Ti do të më nxjerrësh negative, s’kanë faj banorët që ankohen për ty.

Arjola: Qeke budallicë krejt, qeke budalle.

Antonela: Më marrsh të ligat.

Arjola: Qenka me të meta mendore.

Antonela: Qenke budallicë thotë, s’ka lindë akoma ai që mundet me më bërtitë mua, mbaji për vete ofendimet. As nëna ime nuk mundet me më ofendu mua.

beniada antonela (5) beniada antonela (3) beniada antonela (4) beniada antonela (1) antonela berisha meridian ramcaj (3) ardit cuni paloma, arjola, donaldi (2) arjola demiri (3) arjola demiri (15) arjola demiri (14) arjola demiri (13)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura