Qëndrueshmëria energjetike/ Shqipëria ngjitet me 30 vende, Balluku: Vlerësim i rëndësishëm për progresin e bërë

Nov 3, 2020 | 15:06
SHPËRNDAJE

belindaballukuMinistrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka komentuar raportin e renditjes globale për qëndrueshmërinë energjetikë, ku Shqipëria është vlerësuar me 30 vende me shumë. Me anë të një mesazhi në facebook, Balluku e cilëson këtë vlerësim si një moment krenarie, e cila reflekton dukshëm progresin që ka bërë vendi ynë në këtë sektor.

“Një vlerësim që na bën krenarë. Shqipëria renditet e para, mes vendeve të rajonit, në indeksin i cili pasqyron renditjen globale të qëndrueshmërisë energjetike, publikuar nga Këshilli Botëror i Energjisë. Kemi rikuperuar 30 pozicione krahasuar me një vit më parë, duke shënuar një progres të dukshëm.

Shqipëria renditet në vendin e 43 në botë ndër 108 ekonomi, teksa pozicionohemi në vendin e 4 në glob në drejtim të qëndrueshmërisë ambientale. “World Energy Trilemma Index” mat qëndrueshmërinë energjetike të një shteti duke u bazuar në tri shtylla kryesore: sigurinë energjetike, barazinë dhe qëndrueshmërinë ambientale”, shkruan ministrja Balluku në rrjetin social.

“World Energy Trilemma Index” mat qëndrueshmërinë energjike të një shteti, duke u bazuar në tre shtylla kryesore: sigurinë energjetike, barazinë dhe qëndrueshmërinë ambientale. Në indeksin e këtij viti, Shqipëria renditet e para mes vendeve të rajonit, ndërkohë që pozicionohet në vend të 4-t në glob në drejtim të qëndrueshmërisë ambientale, duke u renditur pas Zvicrës, Suedisë dhe Norvegjisë.

Sipas raportit, Shqipëria merr më shumë pikë në drejtim të qëndrueshmërisë ambientale dhe në atë të barazisë.  Në indeksin e Këshillit Botëror të Energjisë për vitin 2020, Zvicra renditet e para e ndjekur nga Suedia dhe Danimarka.

Shqipëria është ndër të pakta vende në botë e cila prodhon 100% energji të rinovueshme. Në muajin korrik të këtij viti, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë nënshkroi marrëveshjen me kompaninë Voltalia, e cila u përzgjodh fituese përmes një ankandi tejet transparent, për ndërtimin e parkut fotovoltaik të Karavastasë. Një park i cili do të ketë një kapacitet të instaluar prej 140 megavat energji dhe që do të prodhojë po ashtu energji të rinovueshme. Realizimi i këtij projekti do të jetë një tjetër hap i rëndësishëm në drejtim të rritjes së sigurisë energjetike dhe diversifikimit të burimeve energjetike, çka është dhe një ndër prioritetet e programit qeverisës.

Raporti energjia-vleresimi Raporti energjia-vleresimi1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura