“Qëndron prapa dosjes së Nick Muzin”, analisti për ish-zyrtarin e arrestuar të FBI: Mori para nga njerëz të Ramës për të hetuar çështjen e lobimit rus në PD, pjesa më e rëndë është…

Jan 24, 2023 | 21:47
SHPËRNDAJE

Gazetari dhe analisti Mentor Kikia është shprehur se ish-zyrtari i arrestuar i FBI-së, Charles McGonigal, ka marrë para nga njerëz të kryeministrit Edi Rama, për të hetuar çështjen e lobimit rus në PD.

mentor-kikia-open-770x434 (1)

Komentet Kikia i bëri teksa ishte i ftuar në emisionin “Open” në News 24, ku ka thënë se pjesa më e rëndë për McGonigal do të jetë nëse është korruptuar nga qeveria shqiptare për të ndikuar në raportet e brendshme politike.

Ai ka thënë se McGonigal ka shfrytëzuar njohjet dhe kreditet që ka pasur për të bërë biznes, edhe pasi e ka lënë detyrën shtetërore.

I ftuar në emisionin “Open” në Neës24 me gazetaren Eni Vasili, Kikia ka deklaruar se pjesa më e rëndë e gjithë kësaj historie, është nëse vërtetohet se ish-zyrtari ka marrë për të ndikuar në raportet e brendshme politike në Shqipëri.

Ai ka shtuar se zoti McGonigal ka qenë personi i cili ka marrë para nga njerëz të besuar të kryeministrit Edi Rama për të hetuar çështjen e lobit rus në Partinë Demokratike.

“E rëndë për SHBA. Potencialin dhe barrën e njohjeve dhe krediteve që ka pasur i ka shfrytëzuar për të bërë biznes edhe pasi e ka lënë detyrën shtetërore. Kjo ka dy dimensione, pjesa që lidhet me Rusinë që për ne ka vetëm rëndësi historike. Ka marrë para duke krijuar kompani të regjistruar në parajsa fiskale.

Dimensioni shqiptar lidhet me lobim për kompanitë kineze që të investoheshin në Shqipëri. Në pamje të parë duket se nuk ka shkelje, por kjo është shkelje e ligjit amerikan.

Edhe sikur ta quajmë një lobist që lobon për kompanitë që punon, pjesa më e rëndë mbetet nëse vërtetohet që ish-zyrtari është korruptuar nga qeveria shqiptare për të ndikuar në raportet e brendshme politike. Prapa çështjes së Nik Muzin është ky zyrtar dhe ka marrë para nga njerëz të besuar të Ramës për ta hetuar këtë çështje”, ka deklaruar Kikia.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura