Qendro: Arti, nga dollia për Partinë, te zymtësia e tranzicionit

May 5, 2016 | 18:37
SHPËRNDAJE

Të gjithë e kanë vështrimin te “Grali i Shenjtë”. Sy të mbërthyer, zemra të gufuara, ndërsa në mur udhëheqësi buzëqesh i kënaqur. Dollia e parë është për të. Dhoma është e mbushur me njerëz.gezim qendrooo

Piktori i tablosë është kujdesur për detajet edhe më të imëta, që nga çentrot mbi televizor, ora, vazot e luleve, shtëpitë dhe shtyllat e tensionit që duken nga dritarja. Pas 20 vjetësh, dhoma është tërësisht e zbrazët, ngjyrat e nxehta janë zëvendësuar me grinë dhe fytyrat e qeshura me zymtësinë dhe dëshpërimin.

Në konferencën dyditore zhvilluar në Tiranë mbi artin e realizmit socialist në vendet ish-komuniste, organizuar nga Tirana Art Lab, si pjesë e projektit “Heroes We Love”, studiuesi i artit, Gëzim Qendro, nuk është përqendruar në veprat e kësaj periudhe, por ka marrë në shqyrtim dy vepra të para dhe pas viteve ’90. Bëhet fjalë për tablonë “Dollia e parë për partinë” të Dhimitraq Trebick- ës dhe “Mbrëmje” të Agron Bregut. Në kumtesën e tij të titulluar në mënyrë ironike “Thanksgiving” (Falënderimet – një festë shumë popullore në SHBA).

Duke bërë analizën e secilës prej veprave, Qendro zbulon edhe lidhjen që arti ka me politikën, jo vetëm gjatë viteve të diktaturës, por edhe pas saj. Pikërisht kjo ishte edhe tema e konferencës “Arti i periudhës socialiste midis përbuzjes, fetishizmit dhe tranzicionit”, gjatë së cilës studiues e kuratorë nga vende të Lindjes ish-komuniste, sollën eksperienca të ngjashme në vendet e tyre.

DOLLIA E PARË PËR PARTINË

Ajo çka ofron tabloja “Do llia e parë për partinë” nga piktori i mirënjohur shqiptar, Dhimitraq Trebicka, është një festë dasme, diku në një fshat të Shqipërisë, në fund të viteve ’70. Veshjet e karaktereve dhe çiftelia që një vajzë mban në dorë, na çojnë në Veri të Shqipërisë, por mund të kishte qenë kudo.

Siç vë re edhe studiuesi Qendro, në një vështrim të parë, piktura paraqet një familje, të afërm të nuses dhe të dhëndrit, të mbledhur për të festuar këtë ngjarje me rëndë- si në jetën e çiftit të ri, sipas riteve tradicionale.

Por mesazhi shkon përtej. “Një vështrim i mëtejshëm i sjelljes së karaktereve, tregon se protagonisti i vërtetë i pikturës nuk është dhëndri, por gota e verës, që ai mban në dorë, dhe që prej magjepsjes së njerëzve që e rrethojnë, duket më shumë si Grali i Shenjtë. Titulli i veprës e sqaron më tej subjektin e vërtetë: në vend të një dasme të thjeshtë, ne përballemi me një festë të fshehtë falënderimesh.

Bashkimi i çiftit dhe lumturia që mbretëron në dhomë janë bërë të mundura vetëm në saje të drejtimit të pagabueshëm të Partisë. Fotografia e udhëheqësit, mënyra se si qëndron i ulur në kolltuk dhe buzëqesh, imazhi i monarkut të ri, konfirmon dollinë e ngritur nga dhëndri”, thotë Qendro.

Sipas tij, arsyet për këtë falënderim janë të shumta: bollëku i dukshëm i tavolinave, dritat e fshatit që duken nga dritarja janë një dhuratë nga Partia për popullin shqiptar: bëhet fjalë për instalimin e energjisë elektrike për gjithë vendin.

“Kjo pikturë ishte pjesë e shfaqjes së socializmit surrealist për shkak të përmbajtjes latente mesianike dhe përshkrimin e tërthortë të nënshtrimit të popullit shqiptar, i cili nuk mund të shijonte as edhe një ngjarje intime familjare, pa falënderuar publikisht partinë dhe Liderin e saj”, thotë studiuesi.

PAS 20 VJETËSH…

Përballë tablosë gjithë kolorit të Trebickës, realizuar gjatë periudhës së socrealizmit, Qendro vendos një tablo të periudhës së tranzicionit. Në kontrast me këtë pikturë, ne gjejmë një situatë tërë- sisht të ndryshme në tablonë e piktorit shqiptar Agron Bregu, titulluar “Mbrëmje”.

“Ajo prezanton një dhomë të zbrazët, në periudhën menjëherë pas rënies së regjimit, kur familja është mbledhur, por është e vështirë të kapësh se çfarë po ndodh me të vërtetë. Është koha për të ngrënë darkë, por në tavolinë ende nuk ka asgjë. Ndoshta ata duan të diskutojnë diçka me shumë rëndësi, por nuk dinë se nga ta nisin.

Ata duken të humbur dhe të pambrojtur, me askënd për të fajë- suar apo për t’i kërkuar ndihmë”, vëren Qendro. “Ndryshe nga shembulli i mëparshëm, ku të gjithë karakteret e pikturës kanë mbërthyer të magjepsur gjithë vëmendjen e tyre te gota e verës, këtu prindërit dhe fëmijët shohin në drejtime të ndryshme, sikur po peshojnë mundësitë e tyre për mbijetesë në situatën e vështirë në të cilën ndodhen, pas rënies së regjimit totalitar.

Është fillimi i humbjes së lidhjeve familjare, një proces që nisi pas rënies së regjimit. Në vend të fotografisë së diktatorit në mur, ne shohim hapësirën utopike të një pasqyre, ku imazhi i pikturës, familja përreth tavolinës është shumëfishuar dhe reduktohet në mënyrë progresive. Një hapësirë heterotopike, e cila ndoshta sugjeron se atmosfera e varfërisë dhe depresioni do të jenë të pranishme për një kohë të gjatë, në të ardhmen”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura