Qëndrimi në karantinë, mjeku Dashamir Gjergji këshillon: Ja vitaminat që duhet të marrim për të ‘luftuar” Koronavirusin

Mar 26, 2020 | 20:50
SHPËRNDAJE

ADA HAZIZOLLI/ “Vitamina D është një nga vitaminat më të rëndësishme për mirëfunksionimin e trupit të çdo njeriu’. Kështu pohon mjeku endokrinolog Dashamir Gjergji, i cili na njeh me rolin e jashtëzakonshëm që ka kjo vitaminë ne organizëm dhe sidomos efektin e saj ne fuqizimin e imunitetit tone.

Mjeku, Dashamir Gjergji
Mjeku, Dashamir Gjergji

Kjo merr me tepër vlera ne kushtet ku jemi si shkak i pandemisë virale, nga COVID -19. Vitaminë D, Vitamina C dhe Magneziumi sipas doktorit janë 3 elementet baze qe rrisin ne mënyre te  shkëlqyer fuqinë e imunitetit tone, qe te mos prekemi apo ta kalojmë sa me lehte ketë infeksion te rende viral.

Doktor cili është roli i vitaminës D në organizëm?

Sezoni i dimrit shoqërohet me sëmundshëmeri të shumta, kryesisht infektive p.sh virozat etj. Qe te përballet mire me ketë sezon organizmi ynë duhet te ketë mjaftueshëm nivel energjie dhe imuniteti. Një nga elementet kyç qe mban ne tonus dhe efektiv organizmin tone është prezenca e Vitaminës D apo vitaminës se Diellit siç njihet ndryshe . Quhet vitamina e diellit sepse krijohet prej tij dhe kush ka marre rreze te mjaftueshme dielli ne vere  do ta ketë me te lehtë përballimin e sezonit te dimrit ne te gjithë aspektet. Pra është koha e duhur për kontrolluar nivelin e kësaj vitamine, ne mënyre qe te gjithë ata qe nuk kane bere banjo dielli, gjatë vitit, veçanërisht grupet e caktuara shoqërore me risk te larte pre retiçencë te kësaj vitamine, duhet të marrin patjetër suplemente  me përmbajtje te kësaj vitamine. Vitamina D është një nga vitaminat më të rëndësishme për mirëfunksionimin e trupit të çdo njeriu. Vitamina D konsiderohet vitaminë unike sepse është e vetmja vitaminë, e cila sekretohet ose prodhohet nga lëkura nën efektin ndaj rrezeve të diellit. Është unike sepse ne nuk mund ta prodhojmë dot në trupin tonë pa kontakt diellor. Shumë pak ushqime përmbajnë ketë vitamine. Vitamina D më shumë sillet si hormone se sa si vitaminë. Interesant është fakti që mjafton ekspozimi i përditshëm në diell për pak minuta në sezonin  e verës, për të na prodhuar dhe akumuluar në trupin tonë sasinë e duhur dhe të mjaftueshme të Vitaminës D për 1 vit.

Çfarë efektesh ka në trupin tonë Vitamina D?

Vitamina D na siguron përthithjen e mjaftueshme të kalciumit nga zorrët, mbajtjen në normë të vlerave të kalciumit në kocka dhe në dhembë duke siguruar fortësinë e tyre. Ndihmon gjithashtu në mbrojtjen dhe rritjen e imunitetit si dhe redukton rrezikun për disa lloje të tumoreve në organizëm. Në jo pak studime tregohet që mungesa e kësaj vitamine jo vetëm sjell  sëmundjen e rakitizmit tek fëmijët, por është shkaktare për shumë sëmundje të rënda kronike p.sh skleroza multiple, sëmundje te zemrës etj.

Më sipër ju pohuat se Vitamina D konsiderohet vitaminë unike sepse është e vetmja vitaminë, e cila sekretohet ose prodhohet nga lëkura nën efektin ndaj rrezeve të diellit…

Po,  ekspozimi ndaj rrezeve të diellit dhe rrezeve ultraviolet janë stimuluesit  kryesor në sintezën dhe prodhimin e Vitaminës D, sa më i madh të jetë ekspozimi aq më shumë prodhohet.  Dozat e mjaftueshme në organizëm të Vitaminës D mund të realizohen edhe me ekspozime të vogla në diell i pjesëve të caktuara të duarve dhe kokës. Por gjithashtu nevojitet ekspozim në muajt e verës në mënyrë që të shtojë rezervat e Vitaminës D, të cilat harxhohen në dimër. Duhet  bërë kujdes në ekspozimin e tepërt ndaj rrezeve sepse mund të bëhet shkak për tumore të lëkurës si nishanet, melanoma etj.. Sa më e errët të jetë lëkura aq më pak prodhohet Vitaminë D dhe aq më shumë rritet rreziku për deficit të saj.

 Po cilët janë grupet e riskut qe vuajnë deficitin e Vitaminës D?

Të gjithë njerëzit që qëndrojnë në ambiente të mbyllura, ata që mbulohen në të gjithë trupin kur dalin në natyrë, njerëzit me lëkurë të zezë, ata që banojnë në ajër të ndotur si edhe të gjithë ata që përdorin kremra kundra diellit me faktor mbrojtës mbi 8.  Zakonisht rrobat sintetike e ulin shumë mundësinë e sekretimit të Vitaminës D. Rekomandohet ekspozimi në diell nga ora 10:00 – 15:00 pasdite nga muaj prill deri në shtator jo më pak  se 20 minuta, përveç moshës së tretë dhe njerëzve me lëkurë të zezë që kanë nevojë për më shumë rrezatim. Periudha nga shtatori deri në prill nuk e ka forcën e rrezatimit të mjaftueshëm për të siguruar rezerva të Vitaminës D, ndaj ne kete periudhe rekomandohet marrja e suplementeve te Vitaminës D. Tek personat me risk për kancerin e lëkurës duhet të përdorin kremra mbrojtës me faktor të lartë ose të mbulojnë lëkurën dhe e vetmja mundësi për marrjen e kësaj vitamine mbeten suplementet.

Sa te rrezikuar jemi ne nga mungesa e vitaminës D?

Nuk mund te jap shifra te sakta pre vendin tone, por mund t’ju  them qe nw tw shumtwn e rasteve kur e kemi analizuar ketë element kane rezultuar me deficenca dhe jo rralle here te deficite te renda te kesaj vitamine. Ne vendet me te zhvilluara edhe pse i ofrojne popullatës tyre ushqime te fortifikuara me Vitamine D, serish niveli i deficittit te saj haset nga 40 deri ne 60% te popullatës. Kjo vjen edhe per faktin se shumica e njerzve gati 75% e tyre vuajne intolerancen e qumështit apo te laktozësh, qe e ben te pavlefshem marrjen e Vitamines D nga ushime te pasuruara me prezencen e saj.

Doktor, kush mund të përdorë Vitaminën D?

Vitaminen  D mund ta përdore çdo njeri, por se pari duhet vlerësuar niveli i Vitamina D te çdo individ qe mund ta përdore kete vitamine. Matje duhen bere gjate gjithë trajtimit me kete vitamine ne menyre qe te kompesojme si duhet deficitet e saj dhe te mos kalojmë ne mbingopje apo “helmim” te organizmit nga kjo vitamine. Me e rëndësishme është marrja e kesaj vitamine te grupe si: Fëmijët dhe adoleshentët, të cilët rriten shpejt, kanë nevojë për doza të Vitaminës D, shtatzënat ose nënat që kanë fëmijët me ushqyerje me gji, kanë më shumë nevojë se sa gratë e tjera sidomos adoleshentet shtatzëna kockat, e të cilave janë akoma duke u zhvilluar vetë, kanë nevojë për sasi ekstra të kësaj vitamine për rrjedhoje dhe kalciumit, për fëmijët e tyre.   Po ashtu, moshat e treta meqenëse lëkura e tyre nuk është në gjendje të prodhojë normalisht sasitë e nevojshme të Vitaminës D, njerëzit që jetojnë në vende nordike, ku ka pak rrezatim diellor, personat që mbulojnë gjithë trupin me rroba, çdo person që harxhon pak kohë jashtë shtëpisë apo zyrës, sidomos në verë si edhe  personat që punojnë turnet e natës dhe që flenë gjatë ditës.

Vitamina D mund të sigurohet edhe përmes ushqimeve, cilat produkte përmbajnë Vitaminë D?

Vitamina D gjendet ne sasi te caktuara ne shume ushqime, por ne sasi te konsiderueshëm gjendet te peshqit me yndyre ( salmon, sardelet).  Prodhimet e tjera të detit përmbajnë sasi të mjaftueshme të Vitaminës D. Vezët dhe mishi përmbajnë sasi të pakët të vitaminës. Margarina dhe disa formula të tjera si ushqimet e mëngjesit të fëmijëve. Mëlçitë e merlucit  përmbajnë sasi të mëdha të Vitaminës D.

A matet niveli i kesaj vitamine?

Po, fatmirësisht laborator te zhvilluar masin direkt nivelin e vitaminës D me gjak. Kryesisht dozohet 25 (OH)D. Edhe te ne vitet e fundit është rritur ndjehem numeri i laboratorëve qe e dozojnë si dhe interesi i njerezve per ta matur. Ne pergjithesi shumica e rasteve ka rezultuar me pamjaftueshmëri,ose deficit te kesaj vitamine.

Të ndalemi tek trajtimi i deficitit, në çfarë doze rekomandohet Vitamina D?

Ka protokolle te ndryshme persa i perket trajtimit. Ne varesi te mungeses jepen edhe dozat e saj. Përgjithësisht ato variojne nga 1000 ui deri 5000 ui  ne dite. Ecuria e mjekimit ndiqet me kontrolle te here pas hershme te te nivelit te Vitaminës D ne gjak.

Çfarë ndodh nëse nuk marrim sasi të caktuara të Vitaminës D?

Tek të porsalindurit dhe fëmijët ndodh rakitizmi, të rriturit mund të kenë hollim të kockave osteoporoze ose dobesim te tyre, osteomaloci. Gjithashtu mund të jenë të predispozuar të bëjnë tumore të gjirit dhe prostatës. Disa shkencëtarë besojnë se mungesa e Vitaminës D çon në Diabet Mellitus(sheqerit) tip 1, sëmundjeve të zorrëve, semundje te zemres, semundje te tiroides, çrregullime te riprodhimit, sklerozës multiple etj.

Cilët grupe i kane te domosdoshme suplementet e Vitaminës D?

Çdo njeri që ka lëkurë të zezë.  Shumica e tyre që mbulohen dhe nuk dalin në verë. Nënat shtatzëna dhe në gji kanë nevojë për me tepër se 400 UI Vitaminë D në ditë, e cila është e mjaftueshme për fëmijët dhe vetë ato. Tek fëmijët që ushqehen me gji kanë  për 300 Ui Vitaminë D pas 6 muajve të parë të jetës së tyre.  Suplementet e Vitaminës D në veçanti nuk janë shumë të përhapura, por të kombinuara me vitamina të tjera si A, B, D ekzistojnë shumë dhe në vendin tonë. Vitamina D si rregull duhet të merret  1 herë në ditë,por ne raste kur eshte e perqendruar mund te merret edhe nje here ne jave apo ne muaj. Shpesh mund te  mund të përdoret  edhe me vitamina të tjera, por dhe me suplementet e kalciumit. Tek gratë në menopauze dhe në fillimet e osteoporozës duhet marrë suplemete të mjaftueshme të Vitaminës D dhe kalciumi përgjithësisht në dozat 400 – 800 ui D3 dhe 1 – 1.5 gr kalcium. Gjithsesi ajo çka është e këshillueshme është marrja në mënyrë sa më natyrale e Vitaminës D.

Lidhur me pandeminë e COVID-19, cilët janë rekomandimet pre trajtim me ketë vitamine?

Vende te ndryshme kane rekomanduar përdorimin ne doza te mëdha te Vitaminës D, fillohet me 5000ui ne dite, ose 50.000 ne jave (pre 2 deri 4 jave)ose ne forme injeksioni 300.000 apo 600.000ui/3muaj. Përgjithësisht këshillohet te përdoret edhe Vitamina C me doza te larta  2 ose 3 here ne dite nga 1000mg plus, Magnezium 400mg ne dite. Këto janë 3 elementet baze qe rrisin ne mënyre te  shkëlqyer fuqinë e imunitetit tone, qe te mos prekemi apo ta kalojmë sa me lehte kete infeksion te rende viral./ Panorama.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura