Qëndrimi i Metës për “Detin”, Harxhi : MEPJ vonoi kërkesën. Nuk ka pasur negociata mes palëve, por…

Feb 21, 2018 | 17:17
SHPËRNDAJE

Çështja e negociatave mes dy vendeve, Greqisë dhe Shqipërisë vijon ende të mbetet e pa zbardhur.

Ish zëvendësministrja e Punëve të Jashtme Edit Harxhi e ftuar në studion e “Opinion” në “News 24” tha se fakti që po kërkohet plotfuqishmëria e presidentit Meta atëherë do të thotë se nuk ka pasur negociata por thjesht bisedime politike.

Harxhi

“Qeveria shqiptare ndoshta nuk e pa të arsyeshme të jetë transparente tani duhet të përballet me debatin. Sot po ashtu dëgjojmë nga pala greke se negociatat janë mbyllur. Nga pala jonë përderisa I kërkohet plotfuqieshmëria nga presidenti do të thotë se negociatat nuk kanë nisur, por kemi pasur thejsh biseda politike. Nuk di që të ketë pasur ekipe teknike për të negociuar,” tha Harxhi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura