“Qendrave shëndetësore dhe spitaleve publike i shtohen 58 mjekë”

Nov 18, 2019 | 11:50
SHPËRNDAJE

Manastirliu-mjeket e rinjMinistrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu është takuar sot me mjekët e punësuar së fundmi nëpërmjet portalit “Mjekë për Shqipërinë”.

Manastirliu njoftoi se gjatë muajit Nëntor, janë punësuar 58 mjekë të rinj në qendra shëndetësore dhe spitalet publike, ndërsa tha se portali do të jetë i hapur për t’u krijuar mundësinë mjekëve për t’u njohur me vendet e lira të punës dhe për t’ju bashkuar sistemit shëndetësor publik.

“Jam e kënaqur që 58 mjekë do të jenë pjesë e armatës së mjekëve në sistemin publik që do t’i atashohen qendrave shëndetësore dhe spitaleve tona si mjekë të përgjithshëm, mjekë familje edhe si mjekë specialistë. Ndryshe nga më parë, sot informacioni për vendet e punës është i hapur dhe i aksesueshëm nga të gjithë dhe ju jeni shembulli i punësimit me meritë, në bazë të aftësive tuaja” – tha Manastirliu.

Nga muaji Maj i këtij viti janë në total 99 mjekë të punësuar në sistemin shëndetësor nëpërmjet Portalit “Mjekë për Shqipërinë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura