Qendra tregtare “Harrods” heq statujën e princeshës Diana, ja nga kush u porosit

Jan 14, 2018 | 10:18
SHPËRNDAJE

Qendra tregtare luksoze londineze “Harrods”, njoftoi sot se do të hiqte një statujë ku shfaqet imazhi i princeshës Diana dhe mikut të saj Dodi Al-Fayed, e vendosur në ambientet e saj për t’ia rikthyer ish-pronarit Skulptura në bronz e quajtur “Viktima të pafajshme” paraqet Lady Di duke kërcyer dorë për dore dhe me sytë e kryqëzuar me Dodin, që i kthejnë lirinë një zogu duke rrahur krahë.

statuja e dianes

Kjo vepër u porosit nga i ati i këtij të fundit, Mohamed Al Fayed, pas vdekjes së çiftit në një aksident automobilistik në Paris, më 31 gusht 1997, shkruan rtv21. E vendosur në qendrën tregtare në 2005, kjo vepër qëndroi aty edhe pas shitjes së “Harrods” nga “Qatar Holding”, dega financiare e fondit shtetëror të Katarit “Qatar Investment Authority”.

Por menaxheri i përgjithshëm i qendrës tregtare, Michael Ward u shpreh se kishte ardhur momenti për ta hequr, duke theksuar se djemtë e Dianës, William dhe Harry, kishin porositur statujën e tyre në kujtesë të së ëmës. Kjo e fundit do të realizohet nga skulptori Ian Rank-Broadley dhe pritet të përurohet në 2019 në kopshtet e Kensington Palace, ku ka jetuar Lady Di në Londër.

“Jemi shumë krenarë që kemi luajtur rolin tonë për të përkujtuar jetën e Dianës, princeshës së Uellsit dhe Dodi Al-Fayed në “Harrods”, komentoi Ward në një deklaratë. “Me njoftimin e një statuje të re përkujtimore në nderim të figurës së Dianës, ne mendojmë se ka ardhur momenti për t’ia kthyer këtë memorial Al Fayed dhe duke i bërë ftesë publikut për të bërë homazhe në pallat”, shtoi ai.

“Harrods” nuk saktësoi datën për tërheqjen e skulpturës. Në 2000, qendra tregtare humbi të drejtën e furnizuesit të veçantë të familjes mbretërore britanike, e akuzuar vazhdimisht nga ana e Mohamed Al-Fayed për nxitje të vdekjes së çiftit.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura