“Qendra shëndetësore e Vaut të Dejës do jetë e hapur 24 orë”- Manastirlliu: Në 2020 do rikonstruktohen edhe 120 qendra të tjera

Nov 19, 2019 | 13:20
SHPËRNDAJE

ManastirlliuDitën e sotme, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka inspektuar qendrën shëndetësore të Vaut të Dejës.

Manastirliu garantoi financim për ta kthyer në një qendër 24 orëshe, ndërsa theksoi se me buxhetin e viti 2020 do të rikonstruktohen 120 qendra shëndetësore.

“Jam e kënaqur për standardin që sigurojmë për 48 mijë banorët e kësaj zone dhe rrethinave, me këtë qendër model për nga infrastruktura dhe pajisjet dhe me buxhetin e ri, nga Janari 2020 qendra shëndetësore Vau Dejës do të kthehet në qendër me shërbim 24 orë në 7 ditë të javës. Investimi në kujdesin parësor është guri i themelit për një sistem shëndetësor ndaj duke jetësuar këtë objektiv të qeverisë, me buxhetin i vitit 2020 financojmë rikonstruksionin e 120 qendrave shëndetësore dhe ambulancave, në kuadër të Programit Kombëtar të 300 qendrave shëndetësore”, tha Manastirliu.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura