Qendra e Tiranës në terr, ndërpritet energjia pas defektit në nënstacion

Dec 31, 2015 | 18:35
SHPËRNDAJE

Një defekt në nënstacion ka bërë që qendra e Tiranës të mbetet pa energji elektrike. Lajmin e ka bërë të ditur vete OSHEE-ja përmes një njoftimi zyrtar.

qendraBëhet fjalë për nënstacionin që gjendet në fillim të bulevardit “Zogu I”. Nuk dihet ende edhe sa kohë do të qëndrojë pa energji qendra e Tiranës, ndërsa puna për riparimin e defektit ka nisur.

Zonat që kanë mbetur pa energji janë: Ish-Blloku, “Rruga e Durrësit, “Rruga e Kavajës” dhe zonat përreth, duke përfshirë edhe “Rrugën e Elbasanit”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura