Qendra e Fëmijëve/ Hapet gara për postin e drejtorit, ‘shkarkohet’ Monika Lubonja

Mar 16, 2018 | 9:57
SHPËRNDAJE

Ministria e Kulturës hap konkursin për pozicionin e drejtorit të Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë, post që mbahet nga Monika Lubonja.

lubonja monika

Kandidati për postin në fjalë duhet të ketë arsim te lartë universitar, mundësisht në fushat e artkulturës dhe/ose të shkencave pedagogjike.

Të dëshmojë përvojë pune në qendra arti apo sektorë të aktiviteteve për fëmijë, adoleshentë dhe të rinj; Të dëshmojë përvojë në organizime aktivitetesh gjithëpërfshirëse;

Të dëshmojë aftësi dhe gatishmëri për të marrë përsipër nisma reformuese në funksion të gjallërimit të jetës artistike dhe kulturore për fëmijë e të rinj; Të ketë platformë të qartë idesh organizative, artistike dhe edukuese;

Të ketë aftësi të dallueshme menaxhimi e komunikimi me të gjitha moshat.

Fituesi i këtij pozicioni do të duhet t’u përshtatet objektivave të vendosura nga Ministria e Kulturës: Të hartojë një program dhe kalendar të qartë me shfaqje repertori dhe prodhime të reja, në funksion të diversitetit artistik dhe zgjerimit të audiencave për “Teatrin e Kukullave”;

Të nxisë e të zhvillojë krijimtarinë e të rinjve, adoleshentëve, në gjini të ndryshme të artit; Të promovojë talentet e reja nga shkollat dhe t’i bëjë pjesë të kalendarit kulturor të institucionit;

Të marrë shkëmbime ndërkombëtare, duke siguruar pjesëmarrje të artistëve të vegjël, por edhe duke sjellë regjisorë të huaj në shkëmbim të përvojave të Teatrit të Kukullave etj. Afati për aplikimin dhe dorëzimin e dokumenteve është brenda datës 13 prill.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura