Qëlloi për vdekje me thikë të moshuarën, arrestohet shqiptari si autor i dyshuar për vrasjen. Prova që ‘i bëri gropën’ është në dorë të policisë greke

Jul 4, 2020 | 19:55
SHPËRNDAJE

Një shqiptar është vënë në pranga nga policia greke, pasi akuzohet për kryerjen e një vrasjeje, rreth 18 vite më parë.

policia greke

Mediat fqinje shkruajnë se viktimë e vrasjes ka mbetur një e moshuar, ndërsa ngjarja e rëndë ka ndodhur në vitin 2003, në Volos.

Raportohet se shqiptari ishte futur në shtëpinë e të moshuarës dhe e kishte dhunuar duke e qëlluar në kokë e trup me sende të forta e thikë dhe më pas i kishte grabitur shtëpinë.

Indicia që e çoi policinë në zbulimin e shqiptarit, ishte një shenjë gishti, që asokohe grupi hetimor kishte mundur të identifikonte.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura