Qëlloi për vdekje bashkëshorten 48-vjeçare dhe më pas vrau veten/ Misteri pas krimit të rëndë në Lushnjë, ja çfarë thonë të afërmit e viktimave

Sep 20, 2021 | 9:01
SHPËRNDAJE

MAJLINDA RAMA/ Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lushnjë mbrëmjen e së shtunës. Burri ekzekuton bashkëshorten me armë gjahu e më pas edhe veten.

krim

Krimi makabër ndodhi në fshatin Babunjë të Lushnjës, kur Hekuran Rrasa, 58 vjeç, ka vrarë me armë gjahu në banesë bashkëshorten Fëllënxa Rrasa, 45 vjeçe. Kanë qenë fqinjë e të afërm të familjes ata që kanë marrë vesh lajmin të parët. Pasi kanë dëgjuar krismat e armës, ata janë drejtuar te shtëpia e çiftit Rrasa, por kur kanë hyrë brenda, kanë parë që gjithçka kishte marrë fund me një tragjedi fatale. Kanë qenë fqinjët ata që kanë lajmëruan Policinë për krimin e rëndë brenda familjes. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar arma e gjahut dhe prova të tjera. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnjë, tha se po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Në fshatin Babunjë, Divjakë, dyshohet se shtetasi H. Rr., 58 vjeç, ka vrarë me armë gjahu në banesë bashkëshorten e tij, shtetasen F. Rr., 45 vjeçe dhe më pas ka vrarë veten. Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e gjahut. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnjë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, sqaroi Policia lokale.

DYSHIMET

Hekuran Rrasa qëlloi fillimisht gruan e tij dhe më pas veten për arsye ende të panjohura. Ndërkohë, të afërmit thonë se çifti nuk kanë pasur probleme të shëndetit mendor. Dyshimet e para për këtë krim të dyfishtë lidhem me debatet që buronin për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike në familjen e çiftit Rrasa. Ata kishin pasur shpesh debate të kësaj natyre, por asnjëherë familjarët nuk e kanë çuar në mendje se mund të ndodhte diçka e tillë. “Çifti ka pasur grindje kohët e fundit, edhe për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike në të cilën jetonin”, thonë ata.

DËSHMIA E VËLLAIT

Ndërkohë, vëllai i Hekuran Rrasës është shprehur se konflikti ka ndodhur ndoshta për shkak të vështirësive të mëdha ekonomike. “Punonin, por kishin ekonomi të dobët. Mua më lajmëruan hajde këtu se ka ndodhur diçka. Kishin probleme ekonomike, por nuk di të ketë ushtruar dhunë ndaj gruas. Armën unë di që e ka pasur me leje dhe e ka shumë të vjetër, ka vite që e ka blerë”, tha vëllai i autorit Hekuran Rrasa. “Ata s’bënin llafe po kohët e fundit dhe dukeshin mirë. Ajo në shtëpi me punët e shtëpisë, ai punonte. Kohët e fundit tani kishte lënë edhe alkoolin dhe ishin më qetë, se më përpara ka pirë”, tha një prej komshinjve. Mësohet se së fundi Hekuran Rrasa punonte në Bashkinë e Divjakës, në Drejtorinë e Mirëmbajtjes dhe Pastrimit. Ndërsa morën me vete misterin e vrasjes së dyfishtë, Hekuran dhe Thëllëza Rrasa nuk do të prehen së bashku në banesën e fundit. Mësohet se 58-vjeçari është varrosur në fshatin Babunjë, ndërsa bashkëshortja e tij është marrë nga familjarët, duke u varrosur në fshatin e lindjes.

Të afërmit: Të varfër! Nuk kishim dijeni për probleme “Hekurani punonte. Nuk kishte probleme me alkoolin, as me depresionin”

Banorët e fshatit Babunjë të Lushnjës janë të tronditur pas vrasjes së 45-vjeçares dhe më pas vetëvrasjen e autorit të dyshuar të krimit. Asnjë prej  tyre nuk thotë se kishin dijeni për probleme të mëdha të çiftit që çuan deri në ngjarjen e rëndë. Megjithatë, të  gjithë kanë vetëm një fakt për të treguar: gjendjen e vështirë ekonomike të familjes Rrasa, të cilët kishin vetëm një fëmijë.

Të afërm dhe banorë të tjerë të fshatit thonë se familja Rrasa ishte  një familje normale në fshatin Babunjë. “E kemi njohur autorin, ka qenë shumë normal, njeri i rregullt, nuk dinim gjë për probleme mes tyre. Para një jave isha me të, folëm për punë, normal, nuk kishte shfaqur asnjë problem”, thotë njëri. “Gjendje e dobët ekonomike, të vesh të shikosh shtëpinë e tij, të vësh duart në kokë”, shprehet një bashkëfshatar. “Fukarallëk, shtëpinë ia  patë. Nuk kemi dëgjuar për probleme mes tyre”, tregon një fqinje.

“Gruaja para 5 ditësh iku me djalin te prindërit e vet.  Burri punonte, pastronte në ko- munë. Ne e kemi tonin dhe nuk kemi dëgjuar diçka. Nga ekonomia nuk kanë qenë mirë, se  ka vuajtur dhe me nënën, por  nuk ka pasur probleme me nusen”, tha një e afërme. “Këto 3-4 ditët e fundit nuk ka qenë në gjendje, nuk ka qenë mirë”, ngre dyshime një fqinje tjetër e familjes Rrasa. “Burri im me  atë ishte kushëri. Ne si kushërinj nuk dinim gjë për konflikte. Burri pastronte në komunë, s’kemi dëgjuar gjë as për  depresion. Nga ekonomia s’ka qenë mirë, as shtëpi s’ka, siç e  shikoni edhe vetë, por me nusen s’ka pasur.

Babai i vrau nënën, flet 21-vjeçari: Si e mora vesh lajmin e kobshëm

Skena e tmerrshme po ashtu ka shokuar edhe djalin e çiftit, i cili mes lotësh tregon se si e mori vesh lajmin e rëndë. Djaloshi ka qenë në një kafe në fshat kur ka mësuar lajmin dhe ka shkuar menjëherë në shtëpi, por çifti nuk kishte shenja jete dhe ishte e pamundur për t’u ardhur në ndihmë. Leonard Rrasa tashmë ka mbetur krejt i vetëm pasi babai i vrau të ëmën dhe më pas veten për arsye ende të panjohura.

Çifti nuk kishte fëmijë të tjerë. I riu tregon se ka qenë në kafe në momentin kur e kanë njoftuar. “Isha në një kafe aty afër kur më thanë. Nuk di çfarë ka ngjarë. Kërkoj ndihmë nga Zoti, jam në mes të rrugëve”, deklaron 21-vjeçari, djali i Hekuran dhe Fëllënxa Rrasës. Mësohet se Hekuran Rrasa kishte vite që mbante një armë gjahu me leje në banesë, të cilën siç tregojnë të afërmit, nuk e kishte përdorur thuajse kurrë. Ata tregojnë se 58-vjeçari nuk ishte i varur nga alkooli dhe punonte vitet e fundit në ndërmarrjen e pastrim-gjelbërimit pranë Bashkisë së Divjakës dhe kjo e shton misterin pas krimit të rëndë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura