Qëlloi për vdekje 22-vjeçarin në Francë dhe u arratis në Tiranë, i riu shqiptar dënohet me 20 vite burg. Tentoi të vriste dhe dy miqtë e viktimës

Feb 3, 2023 | 16:00
SHPËRNDAJE

Një 29-vjeçar shqiptar i paidentifikuar është dënuar me 20 vite burg nga gjykata e Assize Loire-Atlantique në Francë, pasi akuzohet për vrasjen e një të riu.

france shqiptari

Sipas mediave franceze, shqiptari dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu në bark një 22-vjeçar më 11 tetor të vitit 2019 duke e lënë të vdekur.

Mediat raportojnë se një ditë pas ngjarjes së rëndë, shqiptari ishte arratisur drejt Tiranës. Në paraburgimin e policisë, ai pranoi se ishte autori i krimit ndërsa ka mohuar se donte ta vriste të riun.

Gjykata përfundimisht e shpalli fajtor për vrasje dhe tentativë vrasjeje të dy miqve të viktimës, ndërsa drama kishte shkaktuar pasiguri në rrethin e Dervallières.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura