Qëlloi në drejtim të xhaxhait pas sherrit për pronën, arrestohet i riu

Nov 19, 2019 | 17:45
SHPËRNDAJE

Një 20-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasditen e sotme, pasi akuzohet se qëlloi në drejtim të xhaxhait të tij, pasi ishin konfliktuar për motive pronësie.

Ngjarja në fjalë ndodhi në fshatin Maknor të Pezës, katër ditë më parë, ndërsa policia sekuestroi edhe armën me të cilën i riu qëlloi në drejtim të xhaxhait.

70470825-1581-4f1f-b484-47e7de833594

Njoftimi i plotë i policisë:

Kapet dhe ndalohet autori që qëlloi me armë zjarri në drejtim të automjetit të xhaxhait të tij, pas konfliktit për motive pronësie, më datë 15.11.2019, në fshatin Maknor, Pezë.

Sekuestrohet arma me të cilën është bërë qitja.

Në vijim të punës së bërë nga Policia e Tiranës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në fshatin Maknor, Pezë, falë veprimeve të shpejta dhe të mirëorganizuara, nga specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 Tiranë, u kap dhe u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim:

  1. S., 20 vjeç, banues në Maknor, Pezë.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës, pasi gjatë një konflikti për motive pronësie të ndodhur më datë 15.11.2019, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të xhaxhait të tij shtetasit Xh. S., duke shkaktuar dëme materiale.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit me të cilën është kryer qitja

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, “Kanosja”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”, në ngarkim të shtetasit E. S.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura