Qëlloi me 6 plumba hasmin, ‘Mail’: Në mënyrë të çuditshme, 47 vjeçari kreu vetëm dy muaj burg në Shqipëri! Tani jeton në Britani pavarësisht se…(Emri)

Aug 12, 2020 | 18:55
SHPËRNDAJE

Një gangster shqiptar që u kthye në Britani pasi u dëbua për shkak se qëlloi 6 herë një rival në një vrasje me gjakftohtë në vendin e tij, jeton akoma në Mbretërinë e Bashkuar tetë muaj pasi Ministria e Brendshme u zotua të largonte nga vendi.

1

Riza Vatoci drejton një lavazh makinash në qytetin bregdetar të Bognor Regis, West Sussex, me gjithë se qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka premtuar që në janar se do të ndërmarrë ‘hapa të menjëhershëm’ për të revokuar pasaportën e tij britanike.

Zyra e Brendshme premtoi të vepronte pasi burri u pa teksa shkonte në lavazhin e tij në një “Jaguar” të zi.

Por javën e kaluar gazetarët britanikë kanë parë se ai punonte ende aty.

Një gazetar i MailOnline iu afrua 49 vjeçarit, i cili nuk pranoi të komentojë.

23288220-7877477-image-a-22_1578791292353 Vatoci u largua nga Shqipëria pasi u arrestua në 1996 për tentativë vrasjeje. Ai qëlloi një rival 6 herë në shenjë hakmarrje për vdekjen e vëllait të tij.

Ai mbërriti në Mbretërinë e Bashkuar në 1999 duke pretenduar se ishte refugjat kosovar dhe iu dha azil, duke marrë shtetësinë britanike në vitin 2006.

Vatoci, i cili u dënua me 15 vjet burg në Shqipëri në mungesë, përfundimisht u gjurmua në West Sussex nga Interpol.

Ai zhvilloi një betejë të kushtueshme ligjore duke pretenduar se të drejtat e tij të njeriut do të shkeleshin nëse kthehej në vendin e tij të lindjes, por ai humbi dhe u deportua në 2012.

31866636-8619841-image-m-18_1597240399912

Ende mbajtës i pasaportës britanike, Vatoci u kthye në Mbretërinë e Bashkuar, ku ka ngritur një kompani të quajtur “Sussex Valeting”, në bashkëpronësi me gruan e tij, Gjyle Vata.

Mashtrimi u zbulua në fillim të këtij viti kur gazeta Mail on Sunday njoftoi zyrtarët e Home Office të cilët filluan të heqin nënshtetësinë britanike të Vatocit për shkak se ka gënjyer duke pretenduar se është refugjat kosovar.

Sidoqoftë, ai është ende duke drejtuar lavazhin dhe jeton aty pranë me gruan dhe fëmijët e tij.

Zyra e Brendshme thotë se ata nuk mund të komentojnë plotësisht çështjen pasi procedurat ligjore janë duke vazhduar, por një zëdhënës tha shkurt: ‘Shtetësia është një privilegj jo një e drejtë. Zyra e Brendshme mund të sigurojë se një person nuk vazhdon të mbajë nënshtetësinë britanike, nëse zbulohet se marrë me mashtrim”

Në mënyrë të pabesueshme, ai vuajti vetëm dy muaj burg në Shqipëri pasi argumentoi me sukses që dënimi nuk zbatohej më sipas ligjit të vendit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura