Qëlloi me armë zjarri pas sherrit me nënkryetarin e degës së PD, arrestohet 53-vjeçari Van Rica

Nov 29, 2022 | 9:13
SHPËRNDAJE

Arrestohet 53-vjeçari Van Rica, i cili qëlloi me armë zjarri pas sherrit me nënkryetarin e degës së PD-së në Laç, Kastriot Marku.

Konflikti ndodhi gjatë një takimi në degën e PD-së pasditen e së hënës (28 nëntor) rreth orës 17:30. Debati ka nisur mes Kastriot Markut, nënkryetar i degës dhe Van Ricës, anëtar partie dhe mbështetës i një prej kandidatëve në primare.

53-vjeçari ka qëlluar me armë zjarri në korridor dhe është larguar menjëherë nga ambientet e degës së subjektit politik.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit tip pistoletë me të cilën dyshohet se ai qëlloi.

Ai akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Kanosja” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Lexoni edhe: Policia zbardh konfliktin me armë zjarri, si nisi sherri mes nënkryetarit të degës së PD-së dhe një prej anëtarëve

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura