Qëllohet me armë zjarri shqiptari në Itali

Aug 30, 2018 | 20:43
SHPËRNDAJE

Një sherr verbal mes dy shqiptarësh ka degjeneruar në plagosjen e njërit prej tyre orët e vona të së mërkurës, në Falerone të Italisë. Identitet e personazheve të konfliktit nuk bëhen me dije nga mediat italiane.

carabinieri_notte-0o

Sipas të njëjtave burime, dy shqiptarët janë konfliktuar verbalisht para një bari në komunë rreth orës 23. Në një kohë të shkurtër, nga fjalët kanë kaluar veprat: Një prej tyre goditi me shkop tjetrin. Ndërsa ky i fundit iu kthye duke nxjerrë një pistoletë duke qëlluar mbi të parin.

I plagosuri u transportua në spitalin “Murri” të Fermos, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Raportohet se ka marrë një plumb në këmbë.

Një hetim ka nisur nga ana e autoritete për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe arrestimin e shqiptarit që shkrepi këmbëzën e armës.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura