Ekzekutim me armë në qendër të Elbasanit

Jun 13, 2013 | 18:17
SHPËRNDAJE

Policia Elbasan
ELBASAN- Nje person ka humbur jeten, i qelluar me arme zjarri ne qender te Elbasanit, ne afersi te zyrave te Gjendjes Civile.

Ngjarja ka ndodhur rreth ore 14:00, siç u mesua me vone nga policia dyshohet per motive gjakmarrje.

Deshmitaret kane treguar se jane degjuar rreth 7 te shtena me arme zjarri, nga te cilat gjeti vdekjen shtetasi identifikuar si Hyqmet Pisha, ndersa nje kalimtare mbeti e plagosur.

Sips policisë, viktima kishte vrarë pak vite më parë babain e autorit, dhe për këtë ngjarje ai ishte dënuar me 8 vite burg. Kishte vetëm pak kohë që ishte liruar nga burgu. Mësohet se është gjetur automjeti i autorit të dyshuar për ngjarjen, shtetasit Festim Korra.

Lindita Çalladej, kalimtarja qe mori nje plumb ne krah, mesohet se eshte jashte rrezikut per jeten.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura