Qëllohet me armë mbi protestuesit në SHBA, humb jetën një 19-vjeçar

May 30, 2020 | 9:44
SHPËRNDAJE

Tensione te forta gjate protestes qe po behet ne Detroit, Michigan, kundër vrasjes së 46-vjeçarit më ngjyrë në Minesota.protesta

Mediat e huaja raportojne se një djalë 19-vjeçar ka mbetur i vdekur pas disa të shtënave me armë në Detroit.

Ka qene nje makinë tip fuoristadë në ecje ka qëlluar më armë një turmë njerëzish, të cilët po demonstronin për vrasjen e afro-amerikanit, George Floyd. 19-vjecari u transportua menjëherë në pital por nuk ia doli dot të shpëtonte.

Protestat erdhen pas ngjarjes se rende qe ndodhi me vdekjen e George Floyd, një njeri me ngjyrë, 46 vjeç, i cili ndërroi jetë duke kërkuar ndihmë, teksa një oficer policie e shtriu në tokë dhe i bllokoi frymëmarrjen duke i vendosur gjurin në qafë.

29001826-8371389-image-a-18_1590822146564 29001326-8371389-image-a-21_1590822179260

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura