“Qëllimet e mira e punët e mbara përgjegjësi e jona”- Albin Kurti takon Vjosa Osmanin

Oct 30, 2019 | 16:26
SHPËRNDAJE

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është takuar sot me Vjosa Osmanin, kandidaten e LDK-së për kryeministre.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kreu i VV, Albin Kurti nëpërmjet një postimi në facebook, ndërsa shkruan se biseda u përqendrua në përgatitjen për qeverinë e re.

75233778_717131588786728_1611867454860951552_o

Bashkë me Vjosën biseduam sot për përgatitjet për qeverisjen e re dhe sfidat që na presin. Kosova do të dalë nga kriza dhe do të përparojë. Bashkëpunimi ynë është përkushtimi ynë. Qëllimet e mira dhe punët e mbara janë përgjegjësi e jona ndaj qytetarëve të Republikës dhe institucioneve të shtetit”, ka shkruar Kurti.

Takimi mes tyre vjen në kohën kur nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, është emëruar si pjesë e grupit punues, ndërsa ka paralajmëruar pozitën e presidentit si pjesë të marrëveshjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura