“Që të mos mbeten pas nxënësit” – Ministrja Shahini publikon udhëzuesin për provimet e klasave të nënta

Mar 19, 2020 | 15:23
SHPËRNDAJE

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka publikuar në facebook udhëzuesin për klasat e 9-ta, për provimet Kombëtare të Arsimit Bazë.

besa shahini

Materiali u shërben nxënësve, mësuesve, specialistëve të arsimit dhe të gjithë të interesuarve në funksion të përmirësimit në arritjen e standardeve të mësimdhënies dhe të të nxënit në shkollë.

Ai përmban testet e provimeve kombëtare të arsimit bazë, për gjuhën shqipe dhe matematikën, të shoqëruara bashkë me skemat e vlerësimit dhe për ta bërë më të lehtë përdorimin e tij përmbajtja është ndarë në 3 seksione:

  1. a) Seksioni 1 përmban testet e përdorura në PKAB, lënda e gjuhës shqipe, bashkë me një informacion mbi përmbajtjen e testit, kompetencat që vlerëson, nivelet e vështirësisë së testit, llojet e pyetjeve etj.
  2. b) Seksioni 2 përmban testet e përdorura në PKAB, lënda e matematikës, bashkë me një informacion mbi përmbajtjen e testit, kompetencat që vlerëson, nivelet e vështirësisë së testit, llojet e pyetjeve etj.
  3. c) Seksioni 3 përmban skemat e vlerësimit për testet e përdorura në PKAB, lënda e gjuhës shqipe dhe matematikës.

PKAB është një provim kombëtar që zhvillohet në përfundim të arsimit 9-vjeçar të detyruar dhe shërben për të certifikuar nxënësit që përfundojnë këtë cikël arsimimi.

Ky provim mat njohuritë dhe kompetencat e tyre në tri fusha: Gjuhë Shqipe, Gjuhë e Huaj dhe Matematikë.

Link i udhëzuesit:

qsha.gov.al/infos/gjuhe_shqipe_matematike_pkab.pdf

besa

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura