Qatip Osmani optimist: Jemi të gatshëm për gjithçka, për shtesa apo edhe…penallti

Aug 29, 2018 | 16:18
SHPËRNDAJE

Shkëndija nuk bëri një paraqitje të mirë në ndeshjen e parë që zhvilloi përballë skuadrës së Rosenborgut. Rezultati përfundimtar ishte 3-1 në favor të norvegjezëve e megjithatë ai gol i shënuar i mban gjallë shpresat e tetovarëve për tu kualifikuar në grupet e Europa Ligës. Ndërkohë në konferencën para ndeshjes së nesërme ka folur trajneri Qatip Osmani dhe sulmuesi Besart Ibrahimi.

Pres-2-960x509

Ne në skuadër sigurisht se jemi optimistë dhe jemi të bindur se negativa nga ndeshja e parë me Rosenborgun mund të anulohet. Shkëndija ka forcë për ta kaluar skuadrën e Rosenborgut dhe të hyjë në grupet e UEFA Europa League. Jemi të gatshëm për gjithçka, do luajmë të marrim më të mirën, por ekipi besoj është gati edhe për vazhdime apo edhe penalti”, deklaroi trajneri Qatip Osmani.

Qatip-Osmani-Shkendija-vs-Rosenborg-pre-matxh-press

Dua të potencoj se jemi për herë të tretë në play off të UEFA Europa League dhe kjo paraqet sukses të madh për ne. Tani sigurisht se duam të bëjmë histori të re dhe të hyjmë ne grupe, por pa i krijuar presion vetes. Kundërshtari vjen me llogaritë e veta, kemi negativë nga ndeshja e parë, por premtojmë maksimumin për të tentuar përmbysjen dhe për të bërë këtë na duhet edhe mbështetja e publikut“, u shpreh sulmuesi Besart Ibraimi.

besart-ibraimi

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura